10 TË REJA NGA TECHNO

Është vapë, është shumë vapë. Edhe natën është vapë tani. Ndoshta diçka e këndshme do të ishte t’ju këshillonim disa gjera që mund të bënit për të mposhtur vapën. Ndoshta jo sepse të gjitha do të ishin “shko freskohu” kështu që nuk do të kishte ndonjë vlerë. Jemi më se të sigurt se këtë gjë e keni merak vetë. Realisht e vetmja gjë që mund të bësh nëse nuk ke vajtur në plazh është të rrish para kondicionerit si një yll deti. Këtë gjë mund ta bësh shumë mirë duke vendosur kufie në vësh për të të mos bezdisur njeri. Bëmë një xhiro nga BeatPort për të parë se çfarë të rejash kishim nga Techno. Pse Techno? Të ingranoheni pak, edhe sikur mos të doni kjo muzikë do t’ju vëri në lëvizje. Ja se çfarë ju këshillojmë të dëgjoni:

  1. Adam Beyer & Bart Skils – Your Mind
  2. Adam Beyer, Layton Giordani & Green Velvet – Space Date
  3. Joyhauser – Galaxy Phase
  4. UMEK – Collision Wall
  5. Enrico Sangiuliano – Hidden T
  6. Victor Ruiz – The Eye Of The Beholder
  7. CamelPhat – DMT
  8. Wehbba – Catarse
  9. Adam Beyer & Layton Giordani – Rome Future
  10. Wehbba – Process