3 KËSHILLA PËR TË SHIJUAR NË MAKSIMUM NJË FESTIVAL

Sigurisht një nga gjërat për të cilën nuk e vrasim shumë mendjen përgjatë një festivali është se çfarë do hamë. Ka restorante pafund, ka fast food, madje kohët e fundit nëpër camping mund të gjesh gatime shtëpie shumë të mira. Mund të mendoni se pizza është një zgjedhje shumë e mirë pasi na ngop dhe nuk ka një çmim shumë të lartë. Por pasi pizza të jetë tretur, do të ndihemi shumë të rëndë. Nuk do të keni shumë fuqi për të kërcyer dhe do e kemi mendjen për të kërkuar tualetin më të afërt. Sigurisht që era e mishit në hell në Llogara është e pa rezistueshme por ndoshta mund ta rezervoni për pas festivalit. Nuk mund të mbijetojmë dot pa ngrënë. Disa njerëz të zgjuar kanë dhënë 3 këshilla kryesore për të kaluar një eksperiencë sa më të gjallë në çfarëdolloj festivali.

  1. KARIKOHUNI

Sigurohuni që para se të nisni aktivitetin e ditës të hani sa më shumë. Por një biftek për mëngjes (nuk ka rëndësi sa është ora, nëse sapo je zgjuar mëngjes është edhe ora 14:00) nuk është i këshilluar. E mirë është të konsumoni karbohidrate qe digjen ngadalë, proteina dhe yndyra të shëndetshme. Njësoj si unë që po i shkruaj dhe nuk jam kam idenë se çfarë është secila prej tyre, bëhet fjalë për vezë me sallata, kos me drithëra dhe me fruta dhe perime të ziera.

  1. FURNIZOHUNI

Është më se normale që të mos doni të humbisni asnjë minutë në festival. Të largohesh nga skena për më shumë se një orë për të ngrënë diçka, nuk konsiderohet fare opsion. Të gjithë mbajnë një çantë me vete ku fusin sendet e tyre por mund të mbani dhe ushqime. Sigurisht që nuk do të nxirrni tasin me grosh nga çanta (jo se ka ndonjë gjë të keqe por do të derdheshin në çantë. Pastaj pa pak uthull, djathë të bardhë dhe një dy feta bukë nuk ka lezet) ,mund të merrni ushqime si:

  • Protein bars
  • Bajame dhe lajthi të kripura
  • Qiqra të pjekura
  • Fruta të thata
  • Crackers me fara

Mos e vrisni mendjen për kripën pasi ajo do të eliminohet me të djersiturën. Kërcimi dhe vapa bëjnë të vetën, ndaj pak më shumë kripë se zakonisht do t’ju bëjë mirë.

  1. PINI SHUMË UJË

Hidratimi është shumë i rëndësishëm gjatë këtyre eventeve. Këshillohet që të konsumoni dy shishe uji të vogla çdo një orë nëse eventet zhvillohen gjatë ditës. Disa prej jush mund të konsiderojnë birrën si ujë me gaz por trupi juaj mendon ndryshe. Alkooli avullon ndaj sigurohuni për hidratimin tuaj.

 

Këshilla e fundit nga ne është të bëni sa më shumë qejf! Mos lini aktivitet pa provuar.

Nëse keni nevojë që të pushoni pak nga argëtimi i tepërt, ose jo, jeni të mirëpritur në tendën e Telekom Electronic Beats. Përpos energjisë shpërthyese do të zbuloni dhe shumë dhurata që Telekom Electronin Beats ka rezervuar për ju. Cilat janë ato? Do t’i zbuloni.