3 MËNYRA SI DUHET TË KUJDESESH PËR DIKË QË E KA TEPRUAR ME ALKOOLIN.

Është verë (po do e them këtë gjë deri sa të jetë verë sepse… është verë). Në këtë kohë kemi prirjen për të dalë dhe për të shijuar kohën tonë në ambiente të hapura. Në çfarëdolloj ambienti është më e këndshme të marrësh një pije alkoolike për tu freskuar. Kush një birrë, verë të bardhë të ftohtë, long drinks me akull ose cocktails me akoma më shumë akull. Nga thjeshtë një gotë të kalojmë në shumë gota pa e kuptuar. Fare (fare, fare) papritur mund të gjejmë një shoqen ose shokun tonë që është bërë shumë keq dhe nuk është fare mirë. Kam vënë re që shumë njerëz nuk dinë si të sillen në situata të tilla dhe në vend që të përmirësojnë gjendjen e përkeqësojnë. Ja cilat janë 3 veprimet e duhura që duhet të bëni:

  1. Veçojeni nga të tjerët. Nëse jeni në një lokal përpiquni ta çoni në një vend ku nuk ka njerëz, ose jashtë lokalit më mirë, pa bërë shumë skena. Nuk ka nevojë që i gjithë grupi të vihet në punë, një ose dy persona mjaftojnë. Përpiquni t’i flisni që të vijë pak në vete. Nëse i përzihet ndihmojeni që të nxjerri “gjithë të keqen nga brenda”. Po, e kuptoni çfarë dua të them. Alkooli i tepërt do të nxirret nga stomaku dhe nuk do ketë më si të hyjë në gjak. Pas “ekzorcizmit” shoku ose shoqja juaj do jetë në dy gjende: A – Gati për të pirë prapë nga fillimi (dhe e mira do ishte të mos e lejoni). B – “Kolaps”. Nuk do arrijë të mbaj veten në këmbë. Në këtë rast urgjent për shtëpi.
  1. Akull. Ose çfarëdolloj objekti të ftohtë që gjeni. Trupi bëhet shumë i nxehtë nga alkooli dhe truri është mbinxehur. E keni parasysh kur trashet laptopi se keni hapur dy tab-sa në Google Chrome? Njësoj! Vendoseni akullin në venat kryesore. Në qafë, dhe te kyçet e dorës. Në këtë mënyrë ftohni gjakun dhe vini në vete. Sidomos tani në verë është gjëja më e mirë që mund të bëni.
  1. Ujë. Jepini të pijë shumë ujë dhe të shkojë në tualet. Veprimi më i mirë që mund të bëni edhe vetë gjatë natës. Në këtë lloj mënyre ruani veten dhe shokun. Thjesht nxirrni alkoolin e tepërt që keni në sistem dhe jeni më në kontroll të situatës.

Sigurisht në fund duhet t’ju rikujtojmë të mos i jepni makinës nën efektin e alkoolit dhe të jeni sa më shumë të kujdesshëm me veprimet tuaja. Kush bëhet për një shots tani?