5 KËNGË KU FJALA GRUA DËGJOHET SHPESH

Çfarë është dita e gruas për ju? Në Shqipëri jemi mësuar shpesh t’i referohemi si festa e nënës. Ju kujtohen poezitë për mamatë, lulet, madje edhe këngë janë kushtuar e janë dëgjuar në ditën e “nënës”. Meqë ra fjala te mamatë, jeta nuk do të ishte kurrë ajo që është pa to, ndaj dhe i përshëndesim me këngën në vijim.

Por, le t’i rikthehemi diskutimit të mësipërm! Pse pikërisht në datën 8 Mars, festohet Dita Ndërkombëtare e Gruas?

Gjithçka filloi në shekullin e njëzet me lëvizjet punëtore, pavarësisht ndarjeve shoqërore, situatës etnike, kulturore, ekonomike apo politike në Amerikën Veriore dhe Europë, lëvizje që synonin njohjen e arritjeve të grave kudo në botë. Gjithashtu lëvizja ka synuar dhe vazhdon të synojë, barazi gjinore.

Që nga ajo kohë, Dita Ndërkombëtare e Gruas ka shënjuar arritje dhe dimensione të reja për gratë në vendet e zhvilluara dhe ato në zhvillim.

Manifestimi i këtij “qëllimi”, ndodh ndryshe në vende të ndryshme, kjo në varësi të perceptimit të evenimentit historik. Në shumë vende të botës, data 8 Mars shërben si momenti për të marshuar dhe protestuar për të drejtat e grave. Përpara se kjo ditë të adoptohej nga Kombet e Bashkuara në vitin 1977, ndihej më e pranishme në vendet e udhëhequra nga regjime komuniste dhe socialiste.

Dita është festuar fillimisht në vitin 1909 në New York, si Dita Ndërkombëtare e Grave Punëtore. Që nga ajo kohë, kjo ditë bën bashkë qeveritë kudo në botë, shumë organizata për mirëqenien e gruas, organizata jo fitimprurëse dhe bamirëse, secila e përqendruar në manifestimin e imazhit të gruas. Çdo vit, Kombet e Bashkuara i atribuojnë kësaj dite një qëllim të caktuar. Këtë vit, moto është #PressforProgress.

Në vijim do të gjeni 5 këngë ku fjala grua dëgjohet shumë!