5 KËNGË TË LUMTURA NË DITËN E LUMTURISË

Çfarë është Dita Ndërkombëtare e Lumturisë? Sigurisht, është dita për t’u ndjerë të lumtur! Që nga viti 2013, Kombet e Bashkuara ka festuar Ditën Ndërkombëtare të Lumturisë, si një mënyrë për të njohur rëndësinë e lumturisë në jetët e njerëzve kudo në botë. Në vitin 2015, Kombet e Bashkuara lançuan 17 Qëllimet për Zhvillim të Qendrueshëm, që synojnë t’i japin fund varfërisë, reduktojnë pabarëzitë dhe mbrojnë planetin.

Kombet e Bashkuara na ftojnë të festojmë Ditën Ndërkombëtare të Lumturisë në mënyrën tonë.

Raporti i Lumturisë në nivel Global, është një vëzhgim i gjendjes së përgjithshme të lumturisë në nivel global. Raporti i Lumturisë në nivel Global, rendit 156 shtete për nga niveli i lumturisë dhe 117 shtete për nga lumturia e emigrantëve.

Fokusi kryesor për raportin e këtij viti, krahas krahasimit me nivelet e zakonshme dhe ndryshimet në nivel global, është mbi emigrimin brenda dhe mes shteteve.

Por, këto janë informacioneve që mbeten të njejta për këdo. Ajo që ndryshon, është lista e këngëve më të lumtura, që në fakt ndyshon nga një person te tjetri. Për disa, kënga më e lumtur e të gjithë kohërave mund të jetë Bohemian Rhapsody e Queen, ndërsa për disa të tjerë “Happy” e Pharrell Williams. Është çështje preferencash dhe ndonjëherë mund të bëhen shumë të çuditshme!

Ne të Electronic Beats nuk mund të mos rendisnim 5 këngët tona më të lumtura për këtë ditë. Nuk mund të mungojë kënga bonus në fund.

BONUS