Kemi raste pa fund të njerëzve që arrijnë të bëjnë diçka me jetën e tyre. Ndonjëherë na duhen disa shembuj për të kuptuar se kur diçka nuk na pëlqen, duhet të jemi ne ata që ta ndryshojmë. Nëse përballemi me vështirësi, instinkti ynë i parë është të largohemi dhe të shmangim problemin. Na duhet pak guxim për t’u përballur. Sigurisht që është e vështire, por aty ku hasim vështirësi gjejmë thesaret më të çmuara. Do t’ju prezantojmë 5 njerëz te ndryshëm të cilët janë hasur me vështirësi dhe i kanë tejkaluar ato. Sot ndodhen në listën e njerëzve më të suksesshëm të Forbes nën moshën 30 vjeçare.
Maia Bittner
Mosha: 30
Bashkëthemeluese, Pinch
Pinch, i themeluar në Prill 2016, ka arritur të mbledhë 1 milion dollarë sponsorizime nga kompani si Homebrew dhe Collaborative Fund për të ndihmuar shumë Millennial të kthejnë pagesat e qerasë në besueshmëri financiare. Para se të themelonte Pinch, Maia ishte bashkëthemeluese e CTO në Rocksbox, një shërbim abonimi për bizhuteri. Ajo është përmendur në librin “Kreativitet Novator: Krijimi i njerëzve të rinj që do të ndryshojnë botën.”
Iyinoluwa Aboyeji
Mosha: 27
Themelues, Flutterwave
Iyinoluwa Aboyeji ishte bashkëthemelues i dy startup-eve të suksesshme në Afrikë para se të krijonte Flutterwave në 2017. Me një fond prej 15.7 milion dollarësh, kompania e pagesave po fuqizon tregtarët Pan-Afrikan të përhapin bizneset e tyre në një shkallë globale, me transaksione deri në 1.2 miliardë dollarësh deri më sot. Startup-i i tij i mëparshëm Andela, mori një vëmendje të jashtëzakonshme kur ju dha një sponsorizim prej 24 milion dollarësh nga Mark Zuckerberg.
Zebra Advertisement
Mosha: 29 dhe 28
Bashkëthemelues, Zebra Advertisement
Christina dhe Roço Baldassarre janë bashkëthemelues të motorit të kërkimit dhe agjencisë së reklamimit për mediat sociale Zebra Advertisement, me një fitim prej 1 milion dollarësh. Kompania i lejon klientët që të ndjekin audiencën e tyre që nga klikimi i parë në pajisje të ndryshme, online dhe offline. E përmendur në listën Entrepreneur 360 në vitin 2016. Klientët përfshijnë Microsoft dhe State Farm. Fitues i çmimit Google Partners All-Stars Award.
Tyler Allen
Mosha: 26
Kandidat për doktoratë, North Carolina State University
Kërkimet e tij në mekanizmat molekulare të qelizave kancerogjene e ka çuar në të ashtuquajturën Hipoteza e Eksodit të Kancerit. Momentalisht po punon në zhvillimin e aftësisë për të dalluar dhe trajtuar kancerin metastatik.
Liam Berryman
Mosha: 21
Bashkëthemelues, Nelumbo
Berryman dhe ekipi i tij te Nelumbo kanë zhvilluar një shkëmbyes ngrohtësie të avancuar – një komponent primar në çdo sistem ajrimi – që ka demonstruar një rritje me 30% në rendiment energjie. Ata zbuluan se me një përhapje të gjerë do të mund të kursejnë 11 miliardë dollarë në kosto energjie. Produktet e para priten në vitin 2018.