7 ARSYE PSE ÇDOKUSH DUHET TË SHKOJË VETËM NË NJË KLUB TEKNO TË PAKTËN NJË HERË NË JETË
Vetmia është bekim.
Të gjithë e dimë që është shumë qejf të festosh me miqtë. Çfarë njerëzit nuk e dinë mirë, është që mund të kalohet po aq mirë, në mos shumë më mirë, nëse shkon vetëm në klube. Kjo është veçanërisht e vërtetë për qytete si Berlini, ku është i vendosur Telekom Electronic Beats. Mund të mendoni që jemi çmendur, por na e vini veshin më parë. Në fund të fundit, kujt ia merrte mendja që ka edhe avantazhe në lidhje me të festuarit gjatë ditës. Në vijim do të gjeni disa arsye pse mendojmë që të gjithë duhet të përjetojnë këtë emocion të paktën një herë në jetë.
1. Do ia hidhni paq te hyrja
Ndonjëherë është shumë e vështirë të hyni nëpër klube kur jeni me grupe të mëdha miqsh. Gjithashtu, kini parasysh që kur jeni vetëm diku, suksesi apo dështimi varen tërësisht prej jush.
2. Mund të provoni gjëra të reja
Nëse shkoni në të njejtat festa, herët a vonë do të mërziteni, por ndonjëherë miqtë tuaj kaq duan të bëjnë. Kur dilni vetëm, keni lirinë të shkoni ku të doni. Kështu që jepini dhe shijoni festat më të çmendura post-terrorcore neo-trap death rave që miqtë tuaj mendojnë se janë koti. Bëhuni egoistë! Vishni çfarë t’ju dojë qejfi! Dëgjoni çfarë të doni!
3. Do të njihni njerëz të rinj
Ju i doni miqtë tuaj, por si me çdo marrëdhënie njerëzore, ndonjëherë një shkëputje është e shëndetshme. Të njohurit të njerëzve të rinj është gjithnjë një aventurë, por t’i njihni teksa keni dale në klube për të festuar… është një aventurë ekstreme. Kur festoni vetëm, ndonjëherë gjithçka që ju duhet është një pyetje e thjeshtë si “A ke Rizla?” për të njohur shpirtin binjak.
4. Do të kurseni para
Të gjithë kemi dëgjuar variante të kësaj fjalie nga një prej miqve tanë: “Të betohem që mendoja se kisha më shumë para me vete. Kam frikë se pjesën më të madhe e lashë te hyrja. Mund të më ndihmosh për pjesën e mbetur të natës?” Pas disa gotave, gjasat janë që të harroni kush kishte sa para me vete dhe është e sigurtë që nuk do të merrni asgjë nga sasia e shpenzuar më pas. Nëse festoni vetëm, mund t’i shpenzoni paratë vetëm. Në fund të fundit janë paratë tuaja.
5. Mund të qendroni sa gjatë të doni
Mund të keni përjetuar edhe ju një eksperiencë të tillë. Arrini në vendin e festës dhe vendosni të shijoni pjesën e mbetur të natës, por miqtë tuaj, mund të jenë duke dalë paksa nga kontrolli. Kur duan ta mbyllin natën pak më herët, detyroheni që ta mbyllni me ta. Kur jeni vetëm, e vendosni ju kur largoheni.
6. Nuk do të keni asnjë pengesë për hmmm…
Vëreni dikë që ju vështron nga ana tjetër e klubit dhe përpiqeni t’i tërhiqni vëmendjen. Por, pikërisht kur ia keni dalë ju pengon ndonjë nga grupi juaj. Ndodh që personi të ketë filluar ndërkohë të flasë me dikë tjetër. Në një situatë tjetër, ndoshta po të kishit qenë vetëm, do të kishit patur më shumë fat.
7. Do të ndiheni mirë me veten
Të shkuarit vetëm në klube është si të mendoni, “Duhet të dal për vrap sepse do të ndihem më mirë më pas.” Le të jemi të sinqertë, ndonjëherë nuk ndjekim këto mendime. Por nëse merrni kohë për veten mund të fokusoheni dhe të kaloni kohë cilësore me veten. Edhe nëse e provoni dhe nuk bën për ju, mund të ndiheni krenarë vetëm sepse e provuat.