Përpara se Go-Go të ishin #1 në renditjen e albumeve të Billboard me “Beauty and the Beat” në vitin 1982, asnjë grup i përbërë nga vajza të cilat shkruanin këngët e tyre dhe luanin instrumentat e tyre, nuk ia kishte dalë të kryesonte renditjen. Por, ato ishin kohë revolucionare për artistet femra, duke ndryshuar rregullat e asaj që u quajt Epoka e New Wave.
Në vijim do t’u hedhim një sy 7 ikonave feministe që revolucionarizuan epokën post-punk, New Wave. (nëse do të flisnim për të gjitha do të na duhej një natë e gjatë dimri)
Debbie Harry
Blondie ka qenë grup, meqë ra fjala. Por, ishte pak e vështirë të përqendroheshe në të gjithë grupin kur solistja, Debbie Harry tërhiqte të gjithë vëmendjen me refrenin më të njohur të shumë kohërave: “One way or another, I’m gonna find ya. I’m gonna gitcha, gitcha, gitcha, gitcha.” Si produkt i skenës punk, Harry i kishte të gjitha premisat për të fituar çmimin e “Vajza që do ia dalë mbanë” në këtë fushë. Dhe në fakt ashtu ndodhi, duke prodhuar 4 këngë kryesuese në renditje në një hark kohor prej 2 vitesh. Bëhet fjalë për “Heart of Glass,” “Call Me,” cover i një kënge të vjetër rock, “The Tide is High” dhe “Rapture.”
Patti Smith
Nëse Debbie Harry solli një grindë seksuale shumë të madhe në skenën e punk, Patti Smith solli një shije boheme në festim. Me shpërthimin e sigurt të punk pas “Horses,” një nga aktet më të goditura të rock & roll, dhe bashkëpunimin me Bruce Springsteen për këngën “Because the Night,” Smith shijoi një lidhje dashurie relativisht të konsiderueshme me renditjet pop. Vazhdon të ngrihet nga qetësia e saj me vargun hapjes së albumit që e bëri të famshme dhe albumin legjendë, “Jesus died for somebody’s sins but not mine,” me bandën që përbëhet ende nga kitaristi Lenny Kaye dhe bateristi Jay Dee Daugherty, që gjithashtu dalin në “Horses.”
Joan Jett
Joan Jett ishte vetëm 16 vjeç kur grupi i saj shumë i zhurmshëm, Runaways, lançoi këngën e parë “Cherry Bomb,” një klasik punk-rock, që Jett e kishte shkruajtur me Kim Fowley. Por, njerëzit e njohin më shumë për këngën që ajo nuk e shkruajti vetë, por Arrows, “I Love Rock n’ Roll,” i cili qendroi #1 në renditje për shtatë javë në vitin 1982 duke u pasuar nga shumë hite cover-a si “Do You Wanna Touch Me” dhe “Crimson and Clover” e Gary Glitter. Reputacioni i saj shkon përtej këngëve hit. Ajo ka qenë burim frymëzimi për gjenerata të tëra muzikantesh femra.
Siouxsie Sioux
Per aktin e saj të parë, Siouxsie Sioux u ngjit në skenën e një festivali punk në Mbretërinë e Bashkuar duke sjellë një version të hershëm të Banshees, duke përfshirë famën e bateristit Sid Vicious të Sex Pistols, Marco Pirroni që më vonë do të ishte kitaristi shumë i njohur i Adam & the Ants, dhe basistin Steve Severin me repertor si “The Lord’s Prayer” dhe Rollers. Shfaqjet e para nuk premtuan shumë por dy vite më pas, Siouxsie dhe Banshees lançuan një kryevepër post-punk, albumin “The Scream.” Në kujtim të trashëgimisë së tyre 20 vjeçare, The Times of London dikur shkruante: “Banshees kanë qendruar stoikë përkrahë PiL, Gang of Four dhe Fall si grupe më pak të kompromentuara të epokës së post-punk. ” Jo keq për një grup, hiti më i njohur i të cilëve është coveri i “Dear Prudence” së The Beatles.
Go-Go
Për të mos i ngatërruar me avantgardët e post-punk, Go-Go tingëllonin si vija muzikore e festave më të çmendura të kohës. Vite më vonë, Spin i hedh një sy albumit të tyre të parë, “Beauty and the Beat,” që ishte një lançim i fundit të viteve 70’, që përkonte me skenën e muzikës punk.
Cyndi Lauper
Është e vështirë të imagjinohet një kohë më e mirë se viti 1983, kur Cyndi Lauper lançoi daljen e saj me “She’s So Unusual,” një fitues i gjashtë çmimeve platin. MTV, i cili kishte hyrë në fuqi vetëm dy vite më parë, po kthehej në një forcë të madhe kulturore. Lauper, vajza e re e New Wave me flokët në ngjyrë portokalli dhe shumë personalitet, lançoi të famshmen këngë “Girls Just Want to Have Fun,” suksesi i së cilës justifikohej shumë edhe nga klipi me ngjyra.
Annie Lennox
Fuqia e jashtëzakonshme dhe shpirti i Lennox, si pjesë e Eurythmics provuan një kontrast ideal ndaj New Wave të Dave Stewart, një kimi që kishte arritur kulmin në kohën kur kryesuan listën e Billboard Hot 100 me hitin e tyre, “Sweet Dreams (Are Made of This).” Hitet pasuese do të ishin “Here Comes the Rain Again” dhe “Would I Lie to You?,” për t’i hapur rrugën himnit feminist “Sisters Are Doing It For Themselves,” i cili e gjen Lennox krah për krah me shpirtin e saj binjak, Aretha Franklin.