ARKIVA E HISTORISË SË DJ PËRMBAN LEXIME ESENCIALE PËR FANSAT E MUZIKËS DANCE
Nga Jeff Mills e deri te Mike Pickering: Historitë e DJ që ndryshuan botën nga vetë ata.
Pavarësisht moshës relativisht të re, të paktën në historinë e muzikës, kultura DJ ka bërë një rrugëtim të gjatë, të komplikuar dhe shpesh sfidues përgjatë gjysmës së dytë të shekullit. Origjina e saj nuk mund të përcaktohet me një vend apo emër.
Vetëm nëse keni askes në një arkivë masive DJ si ajo më poshtë mund të bëni pjesëzat bashkë dhe gjërat të fillojnë të kenë kuptim. Akademia e muzikës Red Bull ka përmbledhur një arkivë online masive që përfshin transkripte nga intervista me DJ më në zë, figura kult, dhe autoritete që kanë luajtur një rol kryesor në histori. Mund të eksploroni bisedat me Derrick May, Jeff Mills dhe Kevin Saunderson nëse muzika tekno e Detroitit është ajo që kërkoni ose pionerin e festave Loft Party, David Mancuso nëse ju intrigon jeta në New York.
Por kjo thjesht prek sipërfaqen e asaj që mund të zbuloni në këtë arkivë. Ka intervista të papara në lidhje me rave anglez, jungle, jetën e natës në Manchester dhe Manhattan. Duke përfshirë pjesë nga të gjitha intervistat, është një thesar intelektual për të gjithë fansat e muzikës elektronike. Mund t’i hidhni një sy këtu. Përpara se ta bëni këtë, mësoni mbi trashëgiminë e David Mancusonga nga historiani më i njohur i kulturës disko, Tim Lawrence.