Na falni që nuk ju raportuam më përpara por na duhej pak kohë të merrnim veten. Kaluam një fundjavë shumë të bukur dhe me shumë pak gjumë. Pasojat e mungesës së gjumit po i vuajmë tani sepse përgjatë festivalit nuk ndjenim asgjë. Atmosfera ishte e mrekullishme dhe njerëzit prezent gjithashtu. Këto 3 ditë ishin fantastike. Tenda Telekom Electronic Beats ka qenë gjithë kohës e populluar me njerëz. Por na lini t’ju tregojmë çfarë ndodhi.
NATA 1
Energjia e Dub FX ishte e paparë. Një artist i vërtet që i dhuroj publikut disa momente “harbimi”. Pjesa më e bukur ishte të shihje aq shumë byzylykë fosforeshente Magenta në duart e gjithë pjesëmarrësve. Në fakt edhe ne e hapëm krahun pasi kushdo që vinte te tenda e Telekom Electronic Beats nuk merrte vetëm një por më shumë. Lojërat filluan që aty me dorashkat e ajrit Magenta, duke bërë duele me shpulla. Me sa dukej dorashkat ishin dhe shumë të përshtatshme për të kërcyer pasi mund të dalloje shumë duar Magenta që ngriheshin në ajër dhe ndiqnin ritmet e muzikës.
NATA 2
Të gjithë u zgjuam vonë dhe rrezet e para të mëngjesit nuk i kapëm dot. Nuk është se u mërzitëm shumë. Kishte arsye të tjera që na bënë të mos e mendonim këtë fakt. Tenda e Telekom Electronic Beats u mbush me goca të cilat donin flokët gërsheta. Në një moment na u duk vetja si në një parukeri. Sigurisht që plasi dhe dallaverja fuqishëm në atë moment. Gocat që prisnin radhën për gërshetat përfitonin nga rasti të bënin dhe henna tattoo. Suksesi më i madh ishin Flamingot Telekom, ku dëshira për ta pasur ishte nga të gjithë por pak kishin më shumë se 5000 followers në Instagram. Para se të bëheshim gati për festën në mbrëmje organizuar një gjueti thesari. Pjesëmarrësve u duhej të kërkonin objekte të fshehura në plazh dhe ata me më shumë fat, që gjetën breshkën, fituan një palë kufje Electronic Beats. Festa fillojë në darkë me një fluks shumë të madh njerëzish. Të gjithë DJ që performuan ishin në formën më të mirë. Personalisht do të veçoja SABB, Shonky dhe Kled Mone.
NATA 3
Duhet të themi ditë – nata në fakt pasi festa fillojë që në 14:00. Ishte shumë vapë por ne ndihmuam që të freskoheshin të gjithë. Filluam luftën me ujin! Luftërat u bënë 1 kundër 1 dhe fitonte kush lagej më pak (por dhurata merrnin të gjithë). Edhe në këtë ditë tenda e Telekom Electronic Beats u kthye në një parukeri me shumë dallavere. Të paktën përfunduan shpejt pasi muzika e mirë i thirri të gjithë para DJ-ve të cilët na ofruan një sunset party që nuk do të harrohet. Nikodemus dhe Nappy G ishin të paparë. Festa vazhdojë deri nga ora 7 e mëngjesit. Një mirënjohje të madhe për Leo Ciko i cili na la edhe natën e fundit të Turtle Fest pa gjumë.
Sivjet Turtle Fest e tejkaloj sërish veten dhe ishim më se të lumtur të ishim mbështetësit kryesor të këtij festivali. Një “bravo” shumë e madhe shkon edhe për mbështetësit e tjerë të festivalit të cilët dhanë një kontribut të madh në atmosferën e bukur që u krijua. Nëse e humbët mos u mërzisni, një vit kalon shpejt. Telekom Electronic Beats nuk ndalon ndonjë herë së punuari, si me eventet tona, ashtu si në mbështetje të eventeve më kryesore në Shqipëri. Surprizat dhe argëtimet për këtë verë nuk kanë mbaruar.