ÇFARË I SOLLËT JU STREET PARTY-T 2018

Nëse ditë-nata e djeshme ishte plot me aktivitete, të cilat Telekom Electronic Beats kishte sjellë për ju, fokusi ynë në ditën e sotme janë pikërisht ngjyrat që JU i sollët Street Party 2018!

Këto janë vetëm disa nga momentet që keni postuar nga festa gjatë 14 Marsit më të çmendur në qytet!

MIQËSI

Nuk do kishim asnjë vit Street Party nëse nuk do ishte festa, ku mblidhemi me miqtë tanë më të mirë! Nëse ka diçka që na ngroh zemrën gjithmonë, janë fotot me shokët dhe shoqet. ?

STIL

Me kalimin e viteve, Street Party është kthyer në një pasarelë të vogël, ku çdokush sjell stilin e tij/saj individual. Disa prej këtyre stileve, më pas i kemi parë të kthehen në trende të mëdha, por që për herë të parë ne na i ka kapur syri pikërisht nën dritat e festës sonë.

FESTË

… tek e fundit, Street Party është festa më e madhe e Ditës së Verës, dhe si e tillë solli mbi 12 orë muzikë të mirë!
[Ka të mbijetuar? Se ne jemi copë-copë akoma…]

KUJTIME TË PAHARRUESHME

Sepse këto ritme krijojnë pikërisht çastet që na lidhin!