CLUBNIGHTS NGA TELEKOM ELECTRONIC BEATS

Keni menduar se çfarë do të bëni pasditen e së premtes? Mos u shqetësoni, pasi nga kjo e premte e në vazhdim Telekom Electronic Beats e ka një ide për ju. Çdo dy të premte duke filluar nga e premtja e datës 6 Prill @Telekom Lounge do të ndodhin ato që ne do t’i quajmë Clubnights.

Telekom Electronic Beats ka qenë gjithnjë i pranishëm me festa dhe evente të mëdha në kryeqytet dhe jo vetëm. Ju sjellim edhe një herë në kujtesë momentet e paharrueshme nga seria e eventeve underground në Minus 1, apo pushtimin e Pazarit të Korçës dhe së fundmi, Street Party-n e përvitshëm që mban ekskluzivitetin e kujtimeve më të këndshme të festës më popullore pagane në kryeqytet dhe më gjerë.

Dhe tani vijmë me linjën e re të festave, pikërisht në zemër të bllokut, në Telekom Lounge, ku do të jenë të ftuar disa prej DJ më në zë në kryeqytet. A ju kujtohet çfarë atmosfere u krijua @Telekom Lounge gjatë mbylljes së ciklit të eventeve për 2017, me një prej DJ më të famshëm grekë, George Siras, direkt nga Cavo Paradiso e Mykonos.

E pra, të dashur miq, një gjë është e sigurt! Gjatë këtyre të premteve magjike, atmosfera do të jetë e njejtë (dhe më e mirë) për sa kohë do të na bashkoheni nëpër rrugëtimin tonë në ciklin e Clubnights nga Telekom Electronic Beats. Nëse preferoni të mbani një axhendë për planifikimin javor të aktiviteteve tuaja, atëherë mos harroni të programoni të premtet në Clubnights përkatësisht duke filluar me datat 6 Prill, 20 Prill, e kështu me rradhë çdo dy javë. (jo keq apo jo?)

Këtë të premte, kemi kënaqësinë të mirëpresim një figurë shumë të dashur të jetës së natës për të gjithë ju, Genti Zavalanin (DJ Mickey). Jemi mësuar ta shohim në disa nga club-et më të mëdha të kryeqytetit, por jo se si do të përformojë në këtë cikël nga Electronic Beats.

Ky cikël eventesh do të prezantojë një sërë risish. @Telekom Lounge, DJ do të jenë të lirë të eksperimentojnë me muzikën e tyre duke gjetur lirinë e duhur për të provuar miksime dhe sete të reja, të padëgjuara diku tjetër.

Këtë të premte muzika do të fillojë në orën 21:00, kështu që ftoni miqtë tuaj më të mirë me të cilët shijoni eksperiencat më të bukura dhe bashkohuni me ne për të festuar deri në orët a para pas mesnatës.

E shtuna është pushim (zakonisht) kështu që nuk keni asnjë justifikim të mirë mjaftueshëm për të munguar! Shihemi @Telekom Lounge të premten (6 Prill).

Më shumë rreth eventit do të mund të mësoni këtu.