DËGJONI KËTË MIKSIM TË PAPARË TEKNO NGA ARTISTJA E PARË DJ RUSE E RAVE
Pasardhësja e institucionit rave të viteve 90’ në Shën Petersburg, Tunnel, krijon një miksim bombastik rave dhe tekno.
Gjatë vitit të shkuar, një shkëndijë ndriçoi kulturën rave që filloi të lindte në Europën lindore rreth fundit të Luftës së Ftohtë. Stilistja e mirënjohur Gosha Rubchinskiy madje dhe akademikë si antropologu Alexei Yurchak kanë treguar që rave rus qendronte mirë gjatë viteve 90’. Atëherë ashtu si edhe tani, rave vazhdon të ketë ndikim në muzikë, modë dbe kulturë.
Një nga karakteret çelës të lëvizjes rave në Rusi ishte DJ Lena Popova. Stoike në klubin legjendar në Shën Petersburg, Tunnel që nga viti 1994—fotot e të cilit mund t’i shihni këtu—ajo konsiderohet femra e parë ruse dhe DJ që sundoi hapësirën kulturore post-sovjetike. Në një ndalesë të fundit në Berlin, Popova vizitoi një stacion lokal radioje, Cashmere Radio, dhe përshëndeti të gjithë dëgjuesit me talentin e saj prej DJ. Me pjesë nga Randomer, Ectomorph dhe Nimoy, DJ ruse i kanalizon frymëzimet e saj nga vitet 90’ në një kontekst modern muzikor. Mund ta dëgjoni më poshtë.