DËGJONI KËTË PJESË ESTONEZE TË TEKNOS ACIDE

“Yomidaiganesmess” nga meisterjaan po e pompon setin e muzikës elektronike.

Në këtë pikë e kemi marrë veten plotësisht nga pushimet e fundvitit. Por falë kësaj video nga producenti estonian, meisterjaan, duket sikur ajo periudhë vazhdon ende.

Pjesa “Yomidaiganesmës” është një set pompues i teknos acide, i cili, sipas meisterjaan, u frymëzua nga një eksperiencë që ka kaluar në një festival psytrance shumë vite më parë. Më e veçanta e këtij realizimi në fakt është video e realizuar në mënyrë analoge me rregjistrime në kasetë, e cila është në fakt një udhëtim i çmendur dhe eklektik në estetikën e filmave të nivelit B dhe zhanrit horror, me vendodhje diku në Estoni. Lejoni këta tinguj t’ju emocionojnë.