DËGJONI SET-IN DY ORËSH “ELECTRO” TË MISS KITTIN

Për të gjithë ata që nuk e njohin (turp të keni) ajo është një artiste. Nuk mund ta përkufizojmë vetëm si DJ pasi do të ishte shumë nënvlerësim. Ajo prodhon muzikë dhe set-et e saj janë thuajse live. 0të gjitha e duan kur merr mikrofonin dhe fillon të këndojë.

Puna e Miss Kittin që nga vitet 90 ka ndikuar shumë në krijimin e hijeve dhe nën kategoritë e ndryshme muzikore. Duhet të përmendim bashkëpunimet e saj me The Hacker në mesin e viteve 90, single-at e ndryshëm dhe EP që kanalizuan Detroit Electro të Dopplereffek si dhe electro-pop të Kraftwerk dhe Liaisons Dangeuresues.

Miksimi i saj prej dy orësh “This Is Electro” ka një titull më se të gjetur. Aty ajo kalon nga perlat e të kaluarës te track-et që po pushtojnë club-et në ditët e sotme. Ky miksim është vërtet një sulm electro.

Mund ta ndiqni set-in këtu. Ju këshillojmë ta dëgjoni me kufje.

https://soundcloud.com/misskittin/this-is-electro-2h