DISKO VDIQ MË 1979: SHIHNI VIDEO NGA NATA KUR NDODHI

Muzika disko mund të ketë vdekur në Chicago, por ajo house lindi po aty pak kohë më pas.

Thonë se 1979 është viti që shënon vdekjen e muzikës disko. Eventi? Një ndeshje e White Sox në Comiskey Park që mirëpriti “Disco Demolition Night”.

Përflitet se DJ nga Chicago, Steve Dahl, ofroi bileta që kushtonin 0.98 cent për një event sportiv, nëse njerëzit sillnin disqe me këngë disko të cilat ai mund ti shkatërronte gjatë eventit. I gjithë spektakli u kthye në një trazirë dhe u dërgoi haptazi një mesazh dashakeqas personave me ngjyrë, atyre latinë dhe homoseksualëve të cilët ishin të apasionuar ndaj kësaj muzike.

Steve Dahl pranon se muzika disko “kërcenonte shumë rrokerë”. Me shpërthimin e muzikës disko në nëndarje të tjera si house, techno new wave, hip-hop etj dhe me rënien e vazhdueshme të interesit mbi atë rock për shkak të ideve aspak interesante që e karakterizuan në vazhdimësi, shohim qartazi se kush doli fitimtar në fund. Lexoni historinë e plotë mbi këtë natë në Open Culture, këtu. Shihni më poshtë videon.