DITA MË E TRISHTË E VITIT EKZISTON DHE ËSHTË PIKËRISHT SOT!
Ju ka ndodhur të dëgjoni për “Blue Monday”?
“Blue Monday” konsiderohet të jetë dita më e trishtë e çdo viti. Në përcaktimin e “Blue Monday” për çdo vit hyjnë një sërë faktorësh. Faktorët janë: moti, niveli i borxheve (diferenca mes borxheve dhe fuqisë likuiduese), numri i ditëve që nga Krishtlindja, numri i ditëve të harxhuara pa realizuar qëllimet për vitin e ri, nivelet e ulëta të motivimit dhe nevoja për të marrë situatën nën kontroll.
Zakonisht llogaritet të jetë e Hëna e dytë, e tretë ose e katërt e muajit Janar por këtë vit formula e përllogaritjes është si më poshtë:
Dita e parë e trishtë ka qenë data 24 Janar e vitit 2005.
Megjithatë, mos lejoni që kjo ditë t’ju mposhtë! Për t’ju ardhur në ndihmë, ju sjellim më poshtë pesë këngët më të lumtura për t’jua bërë pasditen më të bukur.