A E DINI QË SOT ËSHTË DITA NDËRKOMBËTARE E TEATRIT?

Dritat shuhen dhe audienca bie në qetësi. Teksa ngrihen perdet, muaj të tërë përgatitje vijnë në jetë me historinë që tregohet. Dita Ndërkombëtare e Teatrit feston rëndësinë e teatrit, si një ndër format më argëtuese dhe edukuese të artit.

Kjo ditë është konceptuar dhe caktuar nga Instituti Ndërkombëtar i Teatrit në vitin 1961. Në këtë ditë organizohen një sërë eventesh kombëtare dhe ndërkombëtare për të manifestuar rëndësinë e kësaj forme të artit. Këtë vit Instituti Ndërkombëtar i Teatrit i fton të gjithë të ndajnë përshtypjet e tyre mbi temën “Teatri dhe Kultura e Paqes”.

Mesazhi i parë i Ditës Ndërkombëtare të Teatrit u shkruajt nga Jean Cocteau në vitin 1962. Fillimisht në Helsinki dhe më pas në Vienë, gjatë Kongresit të nëntë Botëror të Institutit Ndërkombëtar të Teatrit në Qershor të vitit 1961, presidenti Arvi Kivimaa propozoi që të caktohej një ditë Ndërkombëtare kushtuar Teatrit.

Në të Electronic Beats do ta festojmë me 5 këngë të famshme të kënduara dhe performuara në teatër.