Nga Libraria e Stuttgart e deri në arkivën e New York, këto janë vendet më të mira për të eksploruar muzikën më të rrallë në qarkullim.
Nuk është surprizë që disqet vinyl po përjetojnë një rikthim të fuqishëm gjatë viteve të fundit. Por libraritë e regjistrimeve kanë qarkulluar kohë përpara se ky trend të përhapej. Kjo e re në industrinë e disqeve Vinyl, po bën një xhiro në disa nga libraritë më impresionuese të muzikës si ajo e Ruajtjes së Tingullit në Londër, Arkiva Rodgers & Hammerstein e New York dhe Libraria Muzikore e Seulit + Hong Kong.
Të gjitha këto parajsa të muzikës janë falas, të gjendshme çdo ditë të javës dhe shërbejnë si shtëpi për një listë të tërë materialesh të rregjistruara, duke filluar që nga fiset e Polinezisë e deri te vokalet e operas nga viti 1901. Secili material ka një librari specifike vinyl të dedikuar dhe hapësirë dëgjimi. Madje, disa prej tyre ofrojnë mundësinë për të bërë rregjistrime personale duke përdorur hardware specifikë. Mund t’i gjeni të gjitha këtu. Më pas, hidhini një sy dokumentarit në EB.tv mbi rilindjen e vinyl-ëve dhe rrënjët e rikthimit të bujshëm më poshtë.