ELLEN ALLIEN SHPJEGON PSE VAZHDON TË KOLEKSIONOJË DHE TË MIKSOJË MUZIKË ME VINYL
Dhe pse i pëlqejnë alienët dhe jo pikërisht historitë fantastiko-shkencore të filmave.
Ellen Allien ka qenë pjesë e skenës tekno mjaftueshëm gjatë për të ditur se si të luajë me ndjesitë. DJ nga Berlinit mikson prej pothuajse tre dekadash. Ajo ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në ndërtimin e rrymës tekno. Kjo pa përmendur rolin e saj si drejtuese e shtëpisë së produksionit BPitch Control e cila, pas 18 viteve, mbetet po aq e rëndësishmë në fushë.
Ellen e sjell këtë eksperiencë dhe intensitet në miksimet e saj, konceptet e festave dhe lançimet e sotme. Një fanatike e vërtetë e vinylëve, eventet e saj, nderojnë rolin e eveçantë të disqeve vunyl në skenën e muzikës dance.
Tani kjo pionere e Berlinit tregon në një intervistë për Revistën Magnetic përse beson në vinyl duke ndarë disa këshilla për atistët që aspirojnë në treg dhe producentët.
Mund ta lexoni intervistën e plotë këtu. Për më shumë mbi Ellen Allien, shikoni teksa ndan me EB.tv disa pjesë të rregjistruara njëkohësisht me albumin por që nuk janë përfshirë në të.