FESTONI ME 1,000 NGJYRAT E ELECTRONIC BEATS NË COLOUR DAY FESTIVAL
Si mund të ndryshosh botën? Jo më bardhë e zi! Bëje si e ëndërron! Me ngjyrë pas ngjyre, ëndërr pas ëndrre. Jeto në një botë plot ngjyra!
Ëndrrat më të bukura janë ato që i krijon vetë dhe u jep ngjyrat që do. Sa më shumë ngjyra, aq më mirë.
Për herë të parë në Shqipëri, me mbështetjen e Telekom Electronic Beats, i sjellim ngjyra dhe dritë botës suaj në Colour Day Festival, traditë festimi e cila ka rrënjët 4 vite më parë në Athinë. Lançojmë një traditë të re në kryeqytet të organizuar nga Connext dhe Skull Productions.
Në 12 Maj, festojmë së bashku në Sheshin Nënë Tereza për 12 orë me miliona ngjyra, në një organizim të parë të këtij lloji. Le të krijojmë kujtime dhe ëndrra që do të na shoqërojnë gjatë me mbresat dhe emocionet më të bukura të përvojave të para.
Përgatituni për eventin më të madh dhe të veçantë të kryeqytetit, ku do të mirëpriten performuesit, DJ dhe bandat më të mira të kohës. Përgjatë të gjithë ditës do të ketë aktivitete, muzikë, buzëqeshje dhe surpriza për t’ju siguruar një herë e mirë që kjo eksperiencë do të jetë e paharrueshme për të gjithë.
Programi do t’ju sjellë disa nga DJ lokalë më të dashur si Aldo, Abel, Boocky, Indri, Olti dhe Sardi.
Do të kemi kënaqësinë të shohim të performojnë në një skenë të vetme artistët lokalë më në zë të momentit dhe jo vetëm. Që pas famës ndërkombëtare që po korr së fundmi, Elvana Gjata(meqë ra fjala, e keni dëgjuar këngën më të fundit në bashkëpunim me Ty Dolla Sign, “Off Guard”) do të performojë në Colour Day Festival përkrah artistëve si Alban Skënderaj, Lura Elezi, Capital T, Majk, Lumi B, Buta, Arilena Ara dhe Gjergj Kaçinari, duke plotësuar kësisoj mozaikun shumëngjyrësh të rrymave dhe zhanreve të muzikës.
Deri tani folëm për artistët tanë, të cilët sigurisht që do të jenë gjithnjë të pranishëm në evente të këtyre përmasave, por nuk mbetet me kaq.
Nëse nuk keni mundur të shijoni performancën në Telekom Lounge të DJ rezident të Cavo Paradiso (një prej club-eve më verore të Europës), George Siras, mos u shqetësoni! Këtë herë na bashkohet në festimin më shumëngjyrësh që keni parë ndonjëherë duke sjellë vetë verën në Sheshin Nënë Tereza së bashku me Michael Tsaousopoulos.
Gjithashtu, pjesë e mozaikut të performancave do të bëhet edhe dyshja Ace2Ace nga Greqia për t’ju ofruar një performancë me tone groovy, tekno, elektro dhe house progresiv. Cavo Paradiso është vetëm një ndër club-et më të mëdha dhe të njohura, ku ka performuar kjo dyshe fantastike.
Dhe meqë ishim te house progresiv, The Mode do t’ju shpalosë ngjyrat e tyre me tone të forta të muzikës dance elektronike. Ata përfaqësojnë kombinimin e suksesshëm të një muzikanteje shumë të talentuar dhe dy DJ fantastikë, duke sjellë eksperiencën e skenave më të mëdha të Greqisë.
I fundit, por absolutisht jo nga rëndësia, përmbyllësi i një liste të gjatë e të pasur performuesish dhe qershia mbi tortë, zonja dhe zotërinj, vetëm për kënaqësinë tuaj, direkt nga Gjermania…(çfarë të shtojmë më) Tujamo.
Electro House është kryefjala e tij dhe ju sigurojmë që emocionet do të jenë të forta.
Sigurisht që në këtë event nuk mund të mungojë karizma e Fatma Methasanit dhe Flori Gjinitnë rolin e moderatorëve dhe suporti i Pop Culture me Kelvi Kadillin dhe Dojna Memën.
Gjithë çfarë thamë, urojmë të ketë shërbyer që të kuptoni tërësinë e arsyeve përse nuk duhet të mungoni në Colour Day Festival. Hidhini një Sy Colour Day Festival 2016 në Athinë për të krijuar një ide se çfarë ju pret.
Me siguri, duhet të jeni duke pyetur veten se si mund të bëheni pjesë e kësaj eksperience.
Na lejoni t’ju shpjegojmë shkurt çfarë duhet të keni parasysh:
Hapi i parë: Për të marrë pjesë do t’ju duhet të keni biletën tuaj. Mund ta blini paraprakisht online në pentagrami.al ose në ditën e festivalit. Përfshirë në çmimin e biletës do të jetë dhe qeska e parë me pluhur të ngjyrosur.
Hapi i dytë: Ftoni miqtë tuaj dhe bëhuni pjesë e një ndër eventeve më emocionuese të përjetuara ndonjëherë.
Mos u shqetësoni, nëse mendoni që një qese me pluhur të ngjyrosur nuk do të jetë e mjaftueshme, pasi do të gjeni lehtësisht kioska ku do të shitet pluhur i porositur posaçërisht për eventin. (jo, nuk mund ta sillni nga jashtë pasi pluhuri duhet të jetë i aprovuar për përdorim).
Parashikohet të jetë një ditë e ngrohtë, me dritë kështu që vishuni lehtë me rrobat tuaja të preferuara, pasi pluhuri mund të pastrohet lehtësisht.
Pra, jeni gati? Dhurojini ngjyra këtij festimi dhe jepini ngjyra botës tuaj me Telekom Electronic Beats në Colour Day Festival.
P.S: Ngjyra jonë e preferuar është Magenta!