FIKSIMET E NJERËZVE SHUMË KRIJUES SI SALVADOR DALI DHE…

Ka shumë mundësi që shumë prej jush trokasin në dru, shmangin të kaluarit nën shkallë, apo mbajnë me vete ndonjë hajmali të shtrenjtë. Këto rituale, sigurisht, janë pjellë e supersticionit: besimi i rehatshëm që një ritual apo një produkt ka fuqinë për të sjellë fat të mirë apo për të mbajtur të keqen larg.

Dëshira për të kontrolluar gjithçka që nuk është nën kontrollin tonë është pjesë e të qenurit njerëz. Prek pothuajse këdo.

Shkrimtarja Ellen Weinstein, ka publikuar këtë muaj librin Recipes for Good Luck: The Superstitions, Rituals, and Practices of Extraordinary People. Me shkrimin dhe ilustrimet e këndshme, libri zbulon zakonet supersticioze të 65 artistëve, dizenjuesve, muzikantëve, shkencëtarëve dhe atletëve të famshëm.

Rutinat e tyre variojnë nga ato më të pabesueshmet e deri në ato ekscentrike. Modelja dhe moderatorja Heidi Klum, përshembull, mban me vete një çantë të vogël më dhëmbët e saj të qumështit. Frida Kahlo zbuloi që pikturonte më mirë kur kalonte kohë në bahçen e saj.

Ndërkohë rutinat dhe ritualet, të cilat Weinstein thekson të jenë eklektite, i ndan një fije e hollë.

Në vijim ju tregojmë se si emra të mëdhenj si Yoko Ono apo Salvador Dalí zbuluan frymëzimin nga superstiocionet. Përshembull, një nga artistët ruante thonjtë e prera sepse druhej se nëse do t’i hidhte, do të humbiste një pjesë të vetes.

Coco Chanel

Numri i fatit 5

Dizenjuesja franceze e rrobave, Coco Chanel (1883–1971) ishte shumë supersticioze. Thuhet se dikur, një lexuese fati i kishte thënë se numri i saj i fatit ishte 5. Shandani i shtëpisë së saj kishte kristale të vogla në formën e numrit 5 dhe koleksionet e reja i prezantonte çdo 5 Maj. Të jetë rastësi vallë emri Chanel Number 5 i parfumit? Nuk besojmë…

Pablo Picasso

Kujdesej për ekzistencën e tij

Artisti spanjoll Pablo Picasso (1881–1973) nuk i hidhte rrobat e tij të vjetra, flokët e prera, ose thonjtë e prera nga frika se nëse do t’i hidhte mund të humbiste një pjesë të qenies së tij. Ai është kurorëzuar si një nga artistët më me influencë dhe prodhues të shekullit të fundit.

Charles Dickens

Flinte me fytyrë nga krahu i Veriut

Charles Dickens (1812–1870) mbante me vete një kompas gjithmonë dhe flinte me fytyrë nga krahu i Veriut. Autori i klasikëve si A Christmas Carol dhe Great Expectations, Dickens ishte gjithashtu edhe një kritik shoqëror i drejtuar nga morali i fortë, duke vënë gjithçka në dukje në bazë të kushteve socio-ekonomike.

Yoko Ono

Ndizte një shkrepëse

Artistja e mirënjohur e multimedias dhe aktivistja e paqes Yoko Ono ishte shumë sensibël ndaj tingujve dhe dritës kur ishte në moshë të re. Ono zbuloi se të ndizte një shkrepëse në një dhomë të errët dhe të ndiqte flakën teksa shuhej, e ndihmonte të përjetonte çlirim shpirtëror. Më vonë, ky ritual u bë edhe lajtmotivi i krijimit të saj, Lighting Piece.

Diane von Fürstenberg

Monedhë të artë

Dizenjuesja dhe ikona Diane von Fürstenberg ka një monedhë të artë prej 20 frangash të cilën i ati e gjeti në çizmen e tij gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai ia dhuroi asaj kur ishte e vogël. Ajo e ngjit monedhën në këpucën e saj për fat të mirë përpara prezantimit të koleksioneve të saj.

Dr. Seuss

Vinte një kapele kur ndihej i bllokuar

Autori dhe ilustratori, Theodor Seuss Geisel (1904–1991), i njohur edhe si Dr. Seuss, kishte një koleksion të pasur me rreth 300 kapele. Kur përjetonte bllokimin artistik, Dr. Seuss hynte në garderobën e tij të kapelave, ku zgjidhte një që e ndihmonte të kalonte bllokimin.

Salvador Dali

Piktori surrealist spanjoll Salvador Dalí (1904–1989) e konsideronte veten shumë supersticioz dhe mbante me vete një copë të vogël druri që kishte dalë nga deti për ta ndihmuar të mbante larg shpirtrat e këqinj.

Po ju, çfarë besëtytnish keni?