FIRMA QË PRODHON VESHJE KLUBI, GMBH, NGA BERLINI VJEN ME NJË FUSHATË MBRESËLËNËSE

Koleksioni pranverë-verë 2018 do të përfshijë imigrantë të gjeneratës së dytë në nder tëprejardhjes së stilistëve.

Është një fakt i njohur që muzika elektronike dhe kultura e klubit janë të lidhura ngushtë me Berlinin. Firma e modës e bazuar aty, GmbH, ka perfeksionuar stilin që prezanton në treg që nga themelimi, 2 vite më parë.

Për koleksionin e ardhshëm themeluesit Benjamin Alexander Husby dhe Serhat Isik donin të nderonin rrënjët e tyre turke e pakistaneze duke përfshirë në fushatë fëmijët e të ardhurve që ndihmuan në rindërtimin e Gjermanisë pas luftës botërore. “Na shkoi mendja tek ‘Gastarbeiter’, term që perdoret shpesh në Gjermani dhe nënkupton ‘punëtor i jashtëm’ ” tha dyshja. “Si vizitorë që ishin, pritej që të rrinin vetëm për një kohë të shkurtër, por ata nuk u larguan kurrë. Ne, fëmijët e tyre, konsiderohemi europianë por njëkohesisht shumë shprehen se nuk i përkasim Europës.”

Modelët e zgjedhur kane prindërit nga Sri Lanka, Azerbaijani dhe India. Shihni disa foto më poshtë. Lançimi është në 16 Janar.