Lindur në Kosovë e mandej i vendosur bashkë me familjen [mmain, babin, vëllain, qenin me emrin Molla dhe shumë kafshë të tjera shtëpiake] në Shkup, djali i imët me plot karizëm u kthye, që prej daljes së tij të parë publike gjatë një talent show muzikor, në atë që premtonte të ishte një ndër artisët më origjinalë të këtij brezi që po vjen.
Sot Lisi mban mbi shpatulla jo vetëm dhjetra performanca unike në stil të muzikës dhe vokalit, por edhe një numër instrumentash muzikorë në të cilët performon, ku në krye qëndron piano, një pasion dhe dashuri që e shoqëron që prej fëmijërisë.
Përpara se të lexoni intervistën duhet t’ju themi dy gjëra tepër të rëndësishme:
1. Përgjigjet e Lisit janë në gegnisht. Ne në Electronic Beats nuk duam t’i heqim asnjë ngjyrim të karakterit personazheve tona dhe gjuha është një ndër elementët që plotëson këtë tablo të personalitetit të gjithkujt.
2. I kërkuam Lisit të na japë kolonën zanore në sfond me të cilën duhet ta lexoni këtë intervistë dhe është fiks për ditën e sotme:
Tani që besojmë jeni relaksuar, ja tek e keni një intervistë shumë simpatike rreth herëve të para në jetën dhe karrierën e një artisti që ende premton të jetë the next big one.
Kuptohet që është pyetja që të bëhet më së shumti, por cili ka qenë momenti i parë kur kuptove që doje të bëje muzikë?
Me t’thon t’vërtetën nuk m’kujtohet naj moment kur kom zgjedh. U kon diqka që thjesht u kon e vendosun n’fmini.
E mban mend këngën e parë që ke kënduar?
[qesh] M’doket Harder Better Faster Stronger nga Daft Punk, pjesën e ulët. Ky është kujtimi më i hershëm.
Na trego për herën e parë që je ngjitur në skenë.
Uuu, isha shumë i vogël edhe nuk ish bash skenë po një stadium futbollistik. Isha tu e recitu ni vjersh, mo e kom harru, po ish edhe hera e parë që kom pas fol n’mikrofon.
Për aspekt muzikor u kon ni sken e vogël n’shkollë kur isha n’8 vjeçare.
Si ishte kjo herë e parë, duke qenë se dukesh sikur je ndjerë tepër rehat në skenë.
[qesh] E kom hek tutën n’fëmini për ma vonë mos me m’u dok skena e huj’ ose e tutshme. Realisht u munojsha mos me menu për kurgjo’ edhe thjesht me bo qka m’kan thon profesorët me bo.
Herën e parë ke performuar në piano apo duke kënduar?
Piano, këndimi ka fillu n’Voice.
Por, para Voice provove mënyrë tjetër për t’u promovuar si këngëtar, përmes videove në rrjete sociale, apo jo?
Vetëm nëpër video nga 15 sekonda në Instagram.
Por vokalin u mundojsha me e mbulu’ me vokalin e nanës pasi knojshim bashkë.
Nëse bën një performancë live, ajo jeton aq sa zgjat kënga. Në rrjet, gjërat janë më të përjetshme, për mirë ose për keq. Si ishte impakti i parë që more nga publiku virtual?
U kon’ momenti kur e shihsha episodin e parë t’audicionit në atë talent shw. Telefoni m’pat eksplodu mas disa minutave t’rradhës tem’.
Ishte shumë ndjenjë e lezeqme, po realisht si muzicient i respektoj krejt njerëzit që kanë interes për sene t’vogla që m’pelqejn mu, senet që i paraqes n’media sociale.
Në raport me artistët e tjerë të brezit tënd vërej që je më i tërhequr. Nuk ke mijëra ndjekës dhe nuk duket sikur të intereson shumë të jesh popullor në rrjete sociale.
[qesh] E vërtetë. Po nuk osht që munona me përqu naj mesazh negativ, nashta pakëz playful, po jo si lazdran apo fmi… Ok, fmi’ nashta pak.
Kur ke ndjerë që ndoshta nuk je në rrugën e duhur, që mund të dështosh?
Ishte kur nana jeme m’pat thonë që nuk isha muzicient me q’aq potencial sa mendoja. U ndjeva sikur e zhgënjeva.
Si e përballove mandej këtë?
Ja ngova fjalen dhe ushtrojsha. Ushtrojsha deri sa isha njo prej ma t’mirëve që mos t’menojë as unë që s’kom q’aq potencial, deri sa nana jeme e ka pa që unë muj’!
Hera e parë që kompozove diçka tënden?
[qesh] Ishin disa intervale t’thjeshta, si histori të shkurtra me tekst për dashni. Po s’i pata kallxu’ kërkujt se ishte shumë pa lidhje dhe pastaj m’hupën.
Po hera e parë që ke rënë në dashuri?
Pytje e rron! Për dash’ni jashtë familjes, edhe jashtë objekteve konkrete, me nji vajzë me flokë blu.
Hera e parë që ke shkuar në një festival që të ka kënaqur shumë, si artistikisht dhe emocionalisht?
Rreth viteve 2000, isha gati adoleshent dhe shkova me pa ZZ Top!
Tatuazhi i parë që ke bërë?
Tatuazhi hala i vetmi osht logo i Red Hot Chilli Peppers në kyç të dorës.
Pavarësisht se prej teje priten gjithmonë gjëra të mëdha, ti ende nuk ke publikuar diçka tënden. Po punon rreth kësaj, po pret momentin e duhur, kemi ndonjë pjesë autentike tënden në horizont?
Faktikisht, hala po tut’na me bo diqka. Nuk mendoj se diqka që kom bo deri tash’ osht q’aq e mirë dhe s’du me publiku diqka që nuk m’pëlqen niher mu.
Kom shumë parandjenja t’panevojshme edhe nashta t’gabume se nësë publikoj diqka shpejt, muj me shkatërru imazhin/mesazhin që po du me paraqit.