JETA NGJAN ME MUZIKËN JAZZ… ËSHTË MË E BUKUR KUR IMPROVIZON!
Një burrë i moshuar ulet pranë një daulleje cilindrike. Duke përdorur gishtat e tij dhe fundin e pëllëmbës, ai e godet vazhdimisht daullen. Një daullexhi i dytë, i cili e mban instrumentin mes këmbëve, luan të njejtën melodi. Një burrë tjetër me lëkurë të errët, i ulur në tokë, luan një vegël me tela. Një zë i bashkohet të gjithë këtij momenti. Një kërcim, si hieroglif lëvizës shoqëron muzikën. Një grupim trupash të errët merr formën e rrethit, duke lëvizuar pas pulsit të muzikës.
Kjo skenë, mund të mendoni se ka ndodhur në Afrikë. Në fakt, i përket New Orleans-it të shekullit të 19-të.
Pas më shumë se 100 vite histori, është e qartë që fjala “jazz” nënkupton shumë gjëra për njerëz të ndryshëm. Kështu pra, mund të nënkuptojë stil muzike shumë specifik ose pothuajse asgjë.
Fillesat e jazz ishin të vagullta, siç edhe mund të pritet nga një lëvizje muzikore e një grupi të marxhinalizuar edhe të shfrytëzuar. Jazz u zhvillua nga periferitë e shoqërisë amerikane, për t’u bërë një nga lëvizjet muzikore më të rëndësishme të shekullit të 20-të.
New Orleans i fundit të viteve 1800 ishte një qytet kozmopolitan, me një shoqëri shumë më të barabartë në aspektin e paragjykimit. Në atë qytet, trendet muzikore filluan të zhvilloheshin, duke përfshirë elemente të traditës Perëndimore Afrikane, por me harmoninë e strukturës Europiane.
Scott Joplin, “Mbreti i Ragtime”, popullarizoi një muzikë të bazuar në ritme që përfshinin edhe habañera, të importuar nga Kuba.
WC Handy, “Babai i Bluzit”, udhëtoi përmes Mississippi-t duke mbledhur dhe publikuar këngë folk me ndërthurje të bluz-it standard.
Jelly Roll Morton pretendoi se kishte krijuar atë që ne sot quajmë “jazz” në vitin 1902. Kur regjistroi Black Bottom Stomp në vitin 1926, kjo muzikë kihte udhëtuar deri në Chicago.
Në vitin 1917, hendeku kulturor i njohur si Storyville u mbyll, gjë që ndodhi rastësisht me Migrimin e Madh, gjatë të cilit një milion Afro-Amerikanë udhëtuan nga komunitetet rurale të Jugut drejt qyteteve mes 1910 dhe 1930.
Ky migrim, i kombinuar me teknologjinë e regjistrimit dhe proibicionin, ua shpërndau jazz-in audiencave të mëdha me lëkurë të errët ose jo.
Gjatë kësaj periudhe, Louis Armstrong ishtë në frontin e parë të jazz-it. Ai diferencoi praktikën e performancave jazz nga forma tradicionale në të cilën disa muzikantë luajnë muzikë në formë individuale.
Periudha mes vitit 1935 dhe 1946, së cilës shpesh i referohen si “Epoka e Swing”, pa një sërë grupesh të vogla me muzikantë individualë si ajo e Armstrong.
Emra të mëdhenj të asaj periudhe, në të cilën, “Swing ishte Mbreti”, përfshinin Duke Ellington (kompozitori më i mirë i të gjithë kohërave të jazz), Count Basie, Woody Herman, Artie Shaw, Glenn Miller, Tommy Dorsey dhe Benny Goodman, i cili ishte i pari që performoi me një bandë radikalisht të integruar në vitin 1938.
Nga Cool Jazz në Hard Bop
Muzikantët e Jazz tentojnë të mos qendrojnë shumë gjatë në një zhanër të caktuar. Për këtë arsye mori një hov të madh bebop në fundin e viteve 40’ në Bregun Perëndimor. Cool Jazz ishte më i qetë dhe muzika individuale mori një tjetër formë.
Disa emra të mëdhenj të kësaj periudhe ishin Chet Baker, Dave Brubeck, Bill Evans, Gil Evans, Gerry Mulligan Stan Getz dhe Miles Davis, i cili do të ishtë në krye të çdo inovacioni në jazz që nga vitet 40’ e deri në vitet e tij të fundit, domethënë 1991.
Kjo shkaktoi një tjetër reagim, që rezultoi në atë që quhet “hard bop”, i cili kombinon praktikat bebop me R&B, Gospel dhe influenca bluz dhe përgjithësisht njihet si stili i rëndomtë i praktikuar dhe i studiuar kudo në botë sot.
Free Jazz
Nëse bebop kishte maksimumin e kordave të ndryshuara, çfarë mund të ndodhte nëse do të ndryshonin pak deri në aspak korda? Milestones (1958) e Miles Davis kishte vetëm dy korda.
Davis kërkonte të inkurajonte improvizimin melodik duke zhvendosur “shtyllën” e ndryshimeve komplekse. Ky “Jazz” përfaqësonte një tranzicion të rëndësishëm.
Krahasoni fillesat e Davis në So What me regjistrimet e bëra nga Davis me Charlie Parker një dekadë më parë.
Ky përqendrim në vëmendje dhe hapësirë, i kombinuar me teknika dhe ide nga avantgardja klasike, i dha jetë jazz-it free. Duke filluar me The Shape of Jazz to Come në vitin 1959, Ornette Coleman inkurajoi artistët të luanin pa u cënuar nga idetë e harmonisë perëndimore dhe konvencionet melodike.
Kjo situatë u përshtat shpejt nga artistët kudo në botë(duke përfshirë, ndoshta më të rëndësishmin, John Coltrane, që ishte larguar rishtazi nga banda e Davis) duke lartësuar kësisoj një sërë stilesh të lira të jazz.
Me popullaritetin e instrumentave elektronike dhe funk, muzikantët e jazz-it kaluan shpejt në trende të reja dhe inovacione, duke filluar me Filles de Kilamanjaro e Miles Davis.
Me kalimin gradual të jazz-it drejt popit gjatë viteve 70’ dhe 80’, patëm mundësinë të dëshmonim ekzistencën e Young Americans (1975), të David Bowie.
Për një muzikolog jazz-i, fjala jazz mund të përkojë me jetesën, apo një traditë që merr frymë, duke u dhënë jetë shumë disiplinave të muzikës.
Këtë vorbull mendimesh e mbyllim me The Andrews Sisters, Boogie Woogie Bugle Boy