KËTO DHOMA KONTROLLI TË VJETRA SOVIETIKE DO TË ISHIN KLUBE TECHNO MAHNITËSE

Fantazia e techno-s.

Nëse je sadopak i ngjashëm me ne, impjantet e vjetra termocentrale dhe fabrikat ju sjellin menjëherë në mendje një term: techno. Në Berlin, klubet më në emër si Berghain, Tresor dhe E-Werk, kanë qenë më parë vendndodhje industrish të rënda. Midis pajisjeve të vjetra, çelësave, fishave lidhëse dhe sallave të turbinave, krijohet diçka që përputhet me ideologjinë fanta-shkencore të Techno-s.

Ne menjëherë menduam për këto hapësira të famshme kur rastisëm në këtë kompilim fotografish të dhomave të kontrolleve të vjetra Sovietike tek Present /&/ Correct. Edhe pse jemi 100% të sigurt që techno nuk është luajtur kurrë në asnjë nga këto hapësira, jemi të sigurt që secila nga këto hapësira mund të ishte një eksperience e veçantë rave-i.
Shikoni më poshtë disa shembuj. E ku i dihet, mbase do t’ju inspirojë të transformoni një ambjent të tillë në vendin tuaj.