KJO KUTI E PAJISUR ME BUTONA MUND TË ZËVENDËSOJË ÇDO KONTROLLUES SINTETIZUESISH

Zoia e efekteve të jashtëzakonshme është një pajisje e plotë muzikore.

Të shtuarit të pajisjeve të reja në një studio ndonjëherë mund të jetë vendim i vështirë. Keni nevojë për më shumë burime tingujsh, apo një sintetizues është më i rëndësishëm? Ndoshta ju duhen më shumë efekte për t’u dhënë ngjyra tingujve, por nëse është kështu, cilat janë ato? Ndonjëherë duket sikur është e pamundur të bëni zgjedhjet e duhura.

Kutia Zoia nga Empress Effects do të bëjë një rrugë të gjatë drejt eleminimit të pyetjeve të tilla të vështira për të marrë përgjigje. E pajisur me 40 butona, Zoia përdor kombinime të tyre për të ndërtuar module që më pas funksionojnë në një sërë mënyrash. E emërtuar nga Empress si “një pajisje e plotë muzikore,” është një instrument, pedale dhe një mini studio e gjitha në një kuti. Kjo do të thotë që shërben për të eleminuar mungesat në studio dhe luan një rol të rëndësishëm në produksion.

Nuk ka dalë ende data të lançimit, por burimet njoftojnë që me siguri do të ndodhë nga pranvera. Hidhini një sy videos prezantuese të Zoia më poshtë.