KJO VIDEO PREJ 45 MINUTASH PROVON QË KËLN KISHTE SHPIRT TË VËRTETË RAVE GJATË VITEVE 90’
Asgjë nuk ia kalon një orgazme kozmike.
Padyshim që Këln ka një gamë krenare klubesh, më të mirat në krahasim me çdo qytet tjetër në Gjermani. Fenomeni i dyqaneve të albumeve Kompakt dhe lidhjes me festat legjendare Confusion ndihmoi në ndërtimin e reputacionit muzikor me trashëgiminë e pasur të blubeve.
Por pas në vitet 90’, kur Kompakt ishte thjesht një dyqan disqesh i quajtur Delirium, një seri pjesësh legjendare rave ishin shtylla e manisë tekno të Këlnit. Orgazma Kozmike u organizua nga RRR—një nga drejtuesit e firmës klasike minimale të Këlnit Traum Schallplatten—dhe DJ Bleed, i cili lançoi një album mbi Alec Empire. Këta dy individë ishin të pajisur me gjithçka të nevojshme për të përhapur çmendurinë rave. Siç mund të shihni në videon më poshtë, eventet nuk zhgënjyen aspak. Ato u organizuan në një ambient nën emërtimin “Factory Party”. Muzika, siç mund ta keni marrë me mend, mbulonte spektrin e çmendurisë të viteve 90’. Shikoni videon e plotë më poshtë.
Trashëgimia rave e Këlnit edhe sot mbahet gjallë nga klube si Gewölbe, të cilin e eksploruam në një publikim të EB.tv këtu. Telekom Electronic Beats Clubnight i rradhës në Gewölbe do të ndodhë në 24 Nëntor me D’Julz. Mësoni më shumë këtu.