KLUBI MË I RI I BERLINIT JU LEJON TË FESTONI NË NJË PISTË BOWLING.
Arkaoda do të hapet në rrethin kumbues Neukölln.
Berlini do i shtojë një xhevahir tjetër kurorës së tij të klubeve të klasit botëror dhe ambjenteve muzikore, me anë të hapjes së Arkaoda.
Klubi do të zërë hapësirën e ish pistës se bowling në Karl-Marx Platz, në zemrën e rrethit multi-kulturorë Neukolln.
Ky ambjent në Berlin do të bëhet “motra” e klubit Arkaoda në Stamboll, Turqi, i cili u hap në vitin 1999. Klubi do të mbizotërojë jetën e natës dhe performancat live, gjithashtu do të ketë një bar dhe menu ushqimi. Nuk do të mungojë një dhomë e vogël në mënyrë që DJ-të të luajnë muzikë gjatë javës.
Në një artikull të publikuar javën e kaluar, anëtarët e klubit thane “të kërkojmë për të renë dhë të ndryshmen, të mbështesim muzikën dhe artin e pavarur dhe të punojmë me njerëz dhe organizata që kanë këtë mentalitet. Të krijojmë një shtëpi për koncerte, festivale dhe party të ndryshme.”
Një performancë para lancimit zyrtar u zhvillua në bazë të këtij përshkrimi, me kokën e Acido Records, Dynamo Dreesen, eksperimentalistin Air Cushion Finish dhe disa talente lokale nga skena e Berlinit. Ky vend do të jetë një mirëseardhje për pasuritë kulturore të qytetit, kështuqë të keni vëmendjen për programin e ardhshëm këtu.