KUSH ËSHTË HENRY SAIZ?

Henry Saiz është një artist i muzikës elektronike i cili ka arritur përgjatë karrierës së tij të krijojë një stil muzikor autentik të vështirë për t’u shpjeguar, por të shijuar nga të gjithë.

DJ dhe Producent, ai joshi menjëherë prodhuesit më të mëdhenj muzikorë në Mbretërinë e Bashkuar, veçanërisht duke tërhequr vëmendjen e legjendarit Pete Tong.

Në vitin 2011, ai krijoi një CD me përmbledhjet e muzikës së tij ndër vite, duke miksuar material nga Vinilat, kasetat, dhe mbi 100 regjistrime të ambienteve të realizuara kur ai ishte ende një adoleshent.
Publikimi konsiderohet ende më i miri i realizuar ndonjëherë nga një DJ i muzikës elektronike, dhe mori vlerësimin e ikonave të tjera të kësaj rryme si James Holden, Jorisvoorn, Will Saul apo Agoria.
Puna e Henry Saiz krijoi një standart të ri të muzikës inteligjente dhe të cilësisë.

Përformues kryesor në festivalet më të rëndësishme botërore si “Sònar”, “Creamfields”, “Ultra Miami”, “Global Gathering” dhe “Benicassim”, midis shumë të tjerave; krijuesi i programit radiofonik “The Labirynth” i cili ka dëgjueshmëri botërore që ende vazhdon të rritet; ndër artistët e rrallë që ende prodhojnë muzikë të re, Henry Seiz arrin të surprizojë vazhdimisht fansat e tij rigorozë, dhe njëkohësisht të tërheqë gjithmonë shijues të rinj të cilët e duan muzikën e mirë.

Henry Seiz do performojë në 7 Shtator në Battery Party tek Pazari i Ri!