KY APLIKACION TË LEJON TË DËGJOSH NË SPOTIFY NJËKOHËSISHT ME NJERËZ TË TJERË ONLINE

Me JQBX mund të bëni festa të papara kudo në botë.

A ju ndodh të dëgjoni muzikë të mirë dhe të doni ta ndani me miqtë tuaj? Mund të jeni në kërkim të muzikës së re dhe keni nevojë të merrni drejtimin e duhur. Sidoqoftë, aplikacioni JQBX është mënyra perfekte për të luajtur dhe zbuluar muzikë teksa ndërkohë që njihni muzikëdashës të tjerë në proçes.

Aplikacioni të lejon të dëgjosh në Spotify njëkohësisht me përdorues të tjerë kudo në botë. Kjo mund të ndodhë drejtpërdrejt me miqtë osë në vende publike, efektivisht duke krijuar mundësinë e seancave masive dhe virtuale të të dëgjuarit për albumet e reja, miksimet apo pjesët muzikore. Aplikacioni është falas por do t’ju duhet të përdorni një adresë premium në Spotify për ta përdorur. Shkarkoni aplikacionin dhe kontrolloni si punon këtu.