KY MIKSIM KLASIK I DIXON DO T’JU PREZANTOJË ME SKENËN DISKO TË BERLINIT PAS VITIT 2000

Shkëputur nga epoka e Berlinit të viteve 2005-2008.

Vitet mes 2005 dhe 2008 në Berlin mund të rikthejnë nostalgjinë e kohëve të arta për fansat e muzikës hedonike house dhe disko që ngriti në këmbë të gjitha baret dhe klubet e qytetit të asaj kohe. Pak DJ i përkthejnë energjinë dhe tingujt e kohës si vetë Dixon. Bashkëthemeluesi i gjigandit të muzikës, Innervisions në vitin 2005, e ngriti veten në nivelin e një prej DJ më të dashur dhe të gjithë ekipin e Innervisions në të njejtën kohë.

Dixon mund të jetë tashmë një emër i ngritur për industrinë e muzikës, por miksimi klasik më poshtë provon që ai e ka përmirësuar cilësinë ndjeshëm gjatë dhjetë viteve të fundit. Seti është shkëputur nga Innercity Residency e Dixon në Berlin, që ishtë përbërësi i viteve mes 2005 -2008. Me përfshirjen e pjesëve moderne disko nga Château Flight, Cold Cut dhe një remiks epik nga Carl Craig të Delia Gonzalez & Gavin Russom, miksimi do t’ju rikthejë në fillimin e viteve 2000. Dëgjojeni të plotë më poshtë.