LA ROUX “VJELL VRER” PËR FOX

Hiti i vitit 2009 i La Roux “Bulletproof” është përdorur si kolonë zanore në një segment të emisionit Mornings me Maria Bartiromo në kanalin Fox Business Network, për “çanta shpine dhe rroba anti plumb të teknologjisë së lartë” për fëmijët që do të ktheheshin në shkollë këtë vit.

Prezantuesja e emisionit hapi kronikën duke u shprehur se “çantat e shpinës e kthimit në shkollë kanë marrë një kuptim të ri” pasi tregoi se këto pajisje mbrojtëse balistike janë një industri fitimprurëse që është parashikuar të arrijë 5.57 miliard dollarë deri në vitin 2025.

Menaxherja e marketingut të MC Armor, Carolina Ballesteros Casas, u shpreh se kjo linjë produktesh anti plumb është krijuar enkas për fëmijët në SHBA, një shtet që ka parë 288 të shtëna masive në shkolla që në vitin 2009.

Pasi zbuloi për segmentin e lajmeve dhe sesi kënga e saj po e prezantonte, La Roux i tha NME:

“Të përdorësh ‘Bulletpfroof’, një këngë që kam shkruar për marrëdhëniet, për një kronikë të tillë është e pështirë. Unë kurrë nuk kam dhe nuk kurrë do të jepja lejen që muzika ime të përdorej në një mënyrë të tillë.”