Nuk ka shumë ditë që ka dalë lajmi për daljen në treg të Smartphone më të ri nga Samsung. Galaxy Note 9 do të jetë në shitje nga data 24 Gusht në dyqanet Telekom. Na kanë bërë përshtypje disa gjëra në këtë version të ri të Note. Kini parasysh se nuk do të përdorim një gjuhë shumë teknike pasi… nuk duam.
Më e rëndësishme është bateria. Samsung siguron që kjo bateri zgjat gjithë ditën dhe natën. 4000 mAh, që nuk e di se çfarë do të thotë por duket si një numër i madh. Është bateria më e madhe dhe më e avancuar në të gjithë modelet e Samsung. Nëse nuk jeni një përdorues shumë i dhënë, kjo bateri mund të zgjasë deri në dy ose tre ditë. Dua shumë ta shoh këtë gjë, pasi nga eksperienca personale, 6 orë bateri më duken shumë. Edhe pse si telefon, duke marrë parasysh çmimin, është më i përshtatshëm për punë, mund të përdoret dhe për lojëra. Madje do të dalë dhe një version i Fortnite (një lojë që po bën namin këto kohë) enkas për Note 9.
Le të kalojmë te kamera. Ka dy para dhe dy mbrapa. Ajo që nuk e prisnim është kontrolli i diafragmës së kamerës. Për të gjithë të pasionuarit e fotografisë, të cilët e dinë çfarë është diafragma e aparatit, kjo është WOW! Mund të kalohet nga një F1.5 te F2.4 dhe ndryshimi dallohet. Për të gjithë ju që nuk po e kuptoni çfarë po shkruajmë po ju themi diçka që të bëni dhe ju WOW. Pasi keni shkrepur fotot, telefoni ju thotë nëse dikush ka mbyllur sytë ose nëse fotoja nuk ka dal në fokus. Kjo është diçka shumë e mirë kur të duhet të shkrepësh shumë foto dhe nuk e ke mendjen aty. Shumë i pëlqyer është edhe fokusimi në objekte të caktuara. Kamera njeh objektet që ju po fotografoni dhe i ndryshon opsionet automatikisht për të nxjerrë rezultatet më të mira.
Veçoria e fundit që do t’ju flasim në këtë artikull (pasi janë shumë seriozisht) është lapsi i Note 9. Të gjitha versionet e Note kanë një laps, por ky është i pari me bluetooth. Mund të përdoret si një telekomandë nga shumë app-e të ndryshme. P.sh. mund ta përdorni për kamerën që të shkrepni foto ose për të ndryshuar muzikë nëse e keni lidhur me një Box. Mund të ndryshoni opsionet e klikimit si të doni ju. Lapsi ka vetëm një buton dhe ju mund të zgjidhni vetë se çfarë bën lapsi në varësi të nevojës tuaj.
Për ta parë më nga afër këtë mrekulli të teknologjisë do të keni mundësinë ta gjeni në dyqanet Telekom nga data 24 Gusht. Keni mundësinë që të bëni pre-order dhe të jeni ndër te parët që ta keni në pronësi.