NJË FABRIKË E RE DHE AMBIENT MUZIKOR HAPET NË DUBLIN

Dublin Vinyl pritet të arrijë kapacitet prodhimi 100,000 njësi në muaj duke nisur nga shkurti.

Është viti 2018 dhe mund të themi me plot siguri se shitjet e vinyl do të vazhdojnë të rriten me të njëjtin ritëm të lartë përgjatë këtij viti. Një nga pengesat më të mëdha ndaj kësaj dashurie të rilindur për disqet, ka qënë të priturit për periudha të gjata përshkak të vonesave të shkaktuara nga porositë e tejskajshme. Fatmirësisht 2017-a solli hapjen e disa bizneseve të reja dhe mjaft të nevojshme, sic është edhe Intakt! në Berlin, i cili u hap majin e kaluar.

Tashmë shtohet një prodhues tjeter i quajtur Dublin Vinyl. Fabrika është e vendosur në kryeqyetin e Irlandës dhe pritet të prodhojë 100,000 njësi cdo muaj. Gjithashtu do të jetë vendodhja e një ambienti muzikor, me kapacitet 4,000 vetë. “Çdo person që punon me ne ka 15 vite eksperiencë në industrinë e muzikes në fusha si menaxhimi, prodhimi, distribucioni, shtepitë diskografike,” thotë faqja e tyre online. “Përshkak të prapambetjeve dhe pengesave që po hasin fabrikat ekzistuese, Dublin Vinyl është gati të ndihmojë industrinë internacionale të muzikës në zgjidhjen e një problemi të madh!”

Tingëllon bukur apo jo? Edhe në mendojmë kështu. Mëso më tepër këtu dhe shih videon e EB.tv më poshtë për të parë se si duket fabrika Intakt!.