NJIHUNI ME KALA, FESTIVALIN BOUTIQUE MË TË RI TË MUZIKËS ELEKTRONIKE NË SHQIPËRI

The Black Madonna, Peggy Gou dhe Moodyman janë artistët që spikatin më shumë në lineup-in e sezonit veror të Rivierës Shqiptare.

Një festival i ri pritet të zërë vendin e tij në rrethin e festivaleve që po lulëzojnë në Europën lindore këtë verë. Kala Festival do të zhvillohet në datat 20-27 Qeshor në fshatin e vogël bregdetar të Dhërmiut në Rivierën Shqiptare. Sipas organizatorëve, është festivali i parë në Shqipëri që do të përfshijë “shumëllojshmëri zhanrash muzikore, nga artistë të panjohur në ikona bashkëkohore, nga legjenda të gjalla te yje në rritje, nga funk dhe soul në disco dhe techno”.

Lineup-it i japin hijeshi emra si The Black Madonna (mund të shikoni intervistën e saj me EB.tv më poshtë), MoodymanUnderground Resistance, Jayda G, Peggy Gou dhe, super i përshtatshëm për atmosferën e bekuar nga dielli, legjenda Baltike Alfredo.

 

Festivali do të zhvillohet midis pesë Stage-ve që përfshijnë edhe Empire (një dedikim ndaj club-eve në qiell të hapur me bare, divan-krevateve dhe një plazh privat ku do të performojnë emrat kryesorë) një shpellë bregdetare, një pyll bregdetar i izoluar dhe dy beach bars. Byrzyluku i festivalit përfshin shtëpiza plazhi ose akomodim në hotel për gjithë kohëzgjatjen e festivalit.

E gjithë kjo është absolutisht tepër e bukur për të qenë e vërtetë. Nëse doni më shumë informacion për festivalin mund të klikoni këtu.