PËRHUMBUNI ME KËTË ARKIVË TINGUJSH TË ERRËT AMBIENTI

Shkëputur nga cikli: “Zhanri, për të cilin nuk kishim dëgjuar kurrë.”

Sintetizuesi ka përfaqësuar gjithnjë një lidhje interesante me fantazinë. Në vitet 70’, grupet e rrokut përdornin sintetizues për të realizuar himne të frymëzuara nga J.R.R. Tolkien dhe shkrimtarë të ngjashëm. Muzika e tillë elektronike padyshim që jeton edhe sot në formën e një zhanri të quajtur  “Dungeon Synth”.

Ndërthurja e metalit të errët, ambientit të errët dhe lo-fi synthwave, e bën këtë rrymë shumë të çuditshme në rrugëtimin tonë drejt zbulimit të tingujve. E ndërkohë që stili është i errët, mund të krijoni një ide të përgjithshme falë këtij kanali në YouTube të quajtur “Arkiva Dungeon Synth”. Ai përfshin pjesë nga albumi i plotë i këtij zhanri aspak të zakontë nga vitet 90’ e deri më sot. Ia vlen t’i hidhni një sy thjesht bazuar në titujt e albumit. Mund ta gjeni më poshtë.