PIJET ALKOOLIKE QË NUK DO JU LËNË TË VDISNI NGA HANGOVER-I!
Nëse je sadopak si ne, atëherë fundjava jote nis me “Do dal për një gotë deri nga ora 23:00” dhe përfundon me dhimbje koke për dy muaj. Hangover-i është mallkimi pas dëfrimit, “taksa” që paguajmë ne shpirtrat e lirë për netët e gjata plot adrenalinë dhe – e vërtetuar, një pasojë që zgjat gjithmonë e më gjatë me kalimin e viteve.
Sado që të përpiqemi, të gjithë e vuajmë hangover-in [kush kërkon si ne në google çdo fundjavë “A vdes dot nga hangover-i?”], ndaj vendosëm t’ju sjellim disa këshilla për ta minimizuar atë sa më shumë.
- Më mirë pa ngjyrë
Nëse pija jote duhet të ketë patjetër alkool brenda, atëherë më mirë zgjidh diçka pa ngjyrë. Këtu përfshihet vodka, gin apo rakia [Çfarë? Është shumë e mirë!]. Nga këto, vodka mban vendin e parë si pija që të jep më pak hangover, pra le të themi është e keqja më e vogël.
Sipas një studimi nga The British Medical Association, vodka përmban shumë pak papastërti që ndodhen në alkool si pasojë e fermentimit të cilat janë të vështira për t’u tretuar nga organizmi ynë. Lajmi i mirë është që vodka përmban 37 herë më pak nga këto papastërti se sa alkooli më ngjyrë. Lajmi i keq? Tek alkooli me ngjyrë përfshihet vera dhe birra.
- Mos e përziej shumë
Kur zgjedh me çfarë do e përziesh alkoolin mos e shih si një veprim dhe aq të pafajshëm. Sheqeri dhe pijet e gazuara bëjnë që stomaku yt të fryhet dhe të zbrazet shpejt. Kjo do të thotë që do përthithësh alkool më shpejt, do ia ndjesh efektin më shpejt, do rritet po aq shpejt dhe niveli i alkoolit në gjak dhe rrjedhimisht do dehidratohesh më shumë! Ndaj, më mirë qëndrojë larg pijeve të ëmbla dhe pije vodkën thjesht me një fetë limoni. Hej, askush nuk tha që do ishte guide e thjeshtë!
- Më mirë pa flluska
Duke ndjekur të njëjtën logjikë si më sipër, dioksidi i karbonit në shampanjë ndihmon në përthithjen e alkoolit. Një studim nga The University of Surrey tregoi se si nivelet e alkoolit rriteshin shumë më shpejt tek ata që kishin konsumuar pije të karbonizuara. Ndaj, edhe nëse thjesht pi ujë të gazuar me alkoolin që po konsumon, do ishte më e këshillueshme të marrësh një taksi për t’u kthyer në shtëpi.
- Të ndihmon uji?
Veprimi më i zakonshëm është të pimë pafundësisht ujë kur kthehemi në shtëpi pas një nate plot alkool. Legjendat urbane thonë që nëse konsumon ujë gjatë kohës që pi dhe alkool, nuk vuan të nesërmen nga hangover-i. dhe për disa persona funksionon vërtetë. Mesatarja ama tregon që përmirësimet janë thjesht minimale, dhe shoqërimi i alkoolit me ujë nuk përbën një veprim dhe aq të rëndësishëm. Miti ujit mund të ketë dalë për shkak se ndihmon me dehidratimin, por të gjithë e dimë që fatkeqësisht nuk na ndihmon me të përzierat.
- Çfarë të hash
Vrapi drejt paçes dhe pilafit ndoshta nuk është zgjidhja ideale që mendonim të gjithë. Kjo për shkak se ushqimi i yndyrshëm dhe plot karbohidrate ndikon tek sheqeri në gjak. Në vend të tij, përpiqu të konsumosh manaferra, hudhër, panxhar apo limon. Vitaminat B, C dhe magnezi apo potasiumi gjithashtu ndihmojnë.