SHIHNI ARTISTEN RUSE TË MUZIKËS ELEKTRO MARIA TERIAEVA DUKE LUAJTUR NJË BUCHLA EASEL TË RRALLË
Performuesja krijon këngë që përmbajnë një mori tingujsh nga të cilët veçohen trumpeta, saksofoni, violonçeli dhe sintetizuesi.
Muzika dance në Rusi ka përjetuar një shpërthim talentesh elektronike së fundmi – të cilët mund t’i gjeni në këtë artikull i cili flet për artistët tekno më emocionues të momentit. Një nga artistet që kryeson dhe drejton këtë rilindje është Maria Teriaeva, e cila eksperimenton dhe krijon kolazhe të çuditshme elektronike duke kombinuar e mbivendosur tinguj të ndryshëm me njëri-tjetrin.
Në këtë video të xhiruar në Moskë në Scriabin House, artistja performon me ndihmën e një Buchla Easel – një sintetizues i rrallë dhe i shtrenjtë, i cili ndihmoi në përcaktimin e sintezës modulare në fillimin e viteve ’70 – sëbashku me një saksofonist, violonçelist, trombist dhe një këngëtar. Rezultati është një mori tingujsh të pazakontë që sfidojnë çdo tentativë klasifikimi. Shiheni më poshtë.