SHIHNI DOKUMENTARIN E IKONËS SË RE TË MUZIKËS WAVE, ANNE CLARK

I’ll Walk Out Into Tomorrow i Claus Withopf del në 25 Janar.

Anne Clark është mjaft e përmendur në komunitetin tekno së fundmi. Me rritjen e popullaritetit të këngëve post-punk, wave dhe EBM, nuk kishte si të ndodhte ndryshe për këngëtaren dhe poeten britanike. Këngë si “Our Darkness” dhe “Sleeper in Metropolis” konsiderohen klasike të muzikës pre-techno dance, të cilat i kanë rezistuar kohës që nga lançimi i tyre në mes të viteve ’80.

Është koha perfekte pra për një dokumentar mbi jetën e Anne Clark. I’ll Walk Out Into Tomorrow nga Claus Withopf, sjell historinë e saj nga fillimet kur i përkiste një klase të thjeshtë punëtore e deri në kulmin e famës së saj në moshën 21 vjeçare. Dokumentari del në 25 Janar. Shihni trailer-in më poshtë.