SHIHNI TRAILER-IN PËR KËTË FILM TË RI TË ARTISTIT QË DIKUR ISHTE PJESËTAR I STUDIO GHIBLI

Mary And The Witch’s Flower është krijimi i ri marramendës i Hiromasa Yonebayashi.

Studio Ghibli la një përshtypje të mirë në botën e filmave të animuar dhe për vijat muzikore origjinale që shoqërojnë këto filma – të cilat i dokumentuam në artikullin e arritjeve më të mëdha e influencuese të kompanisë së produksionit. Megjithëse shtëpia legjendare japoneze e animacionit u detyrua të mbyllej në 2015 pas dorëheqjes së Hayao Miyazaki, ende ka disa pjesëtarë të tjerë të cilët krijojnë animime të reja dhe po aq të mrekullueshme.

Një artist i tillë është Hiromasa Yonebayashi, i njohur për kontributin e tij në When Marnie Was There dhe The Secret World of Arrietty. Filmi i tij i ardhshëm, Mary And The Witch’s Flower, do të dalë si krijim i kompanisë së tij të produksionit, Studio Ponoc. Filmi është i bazuar mbi një novelë britanike për fëmijë, The Little Broomstick nga Mary Stewart.

Shihni një klip nga filmi më poshtë. Filmi dhe këngët që e shoqërojnë do të dalin në 18 Maj.