SHIJONI KËTO PJESË ESENCIALE TË MUZIKËS FRANCEZE

Nga Daft Punk te St. Germain. 

Dikur pranë mijëvjeçarit të ri, muzika elektronike franceze zuri një vend të rëndësishëm. Gjatë një periudhe të paharrueshme të fundit të viteve 90’ dhe fillimit të viteve 2000, një sërë producentësh nga Franca i dhanë jetë muzikës house dhe disko. Dhe ndërkohë që Daft Punk është bërë sinonimi i famës së shijes franceze, njëkohësisht me një sërë projektesh nga Thomas Bangalter Guy-Manuel de Homem-Christo si Le Knight Club dhe Stardust, St. Germain gjithashtu bëri bujë e me lëvizjen e re të tingujve të frymëzuar nga jazz siç bëri Modjo, i cili krijoi një hit masiv klubesh me klasikun e fillimit të viteve 2000, “Lady (Hear Me Tonight)”.

Stoney Roads i bën homazhe kësaj periudhe të artë të muzikës house dhe disko të miksuar në një pjesë prej 10 titujsh shumë të njohur të kohës. Është perfekte për ata që kërkojnë një dozë të shëndetshme nostalgjie ose një shije të lehtë diskoje. Ne kemi bërë sëbashku disa nga pjesët më të preferuara të cilat i gjeni më poshtë dhe të tjerat këtu.