SHIKONI KËTË GUIDË PREJ 7 MINUTASH MBI PËRDORIMIN E SINTETIZUESVE MODULARË TË ANDREW HUANG

Sensacioni më i fundit i YouTube ndan eksperiencën mbi sintetizuesit modularë dhe shpjegon me detaje sistemin e tij Eurorack.

Në një video të fundit, sensacioni i YouTube, Andrew Huang rrëfeu dashurinë e tij për sintetizuesit modularë. Në moshë shumë të re, ai zbuloi sistemin sintetizues legjendë Buchla pasi eksploroi në thellësi internetin, i cili rrjedhimisht e bëri të krijonte sistemin e vet Eurorack 13 vite më vonë. Ai vazhdon më tej duke përshkruar filozofinë dhe dizajnin e Eurorack. “Më bën ta shoh muzikën jo si diçka konkrete që e rregjistron dhe shpërndan por si diçka shumë herë më të madhe me aq hapësira eksplorimi në të cilat mund të përhumbesh,” thotë ai.

Gjithashtu ofron një kurs të shpejtë mbi shkencën e sintetizuesve dhe mjeteve konceptuale që përdoruesit e rinj duhet t’i eksplorojnë. Hidhini një sy videos së plotë më poshtë.