SHITJET E KASETAVE U RRITËN ME 35% GJATË VITIT TË FUNDIT

Rikthimi i disqeve vinyl do të jetë për një herë e mirë. Por, kasetat po përjetojnë suksesin e tyre gjithashtu.

Në një mënyrë aspak surprizuese, një tjetër pajisje nga e shkuara po përjeton rikthimin e shumëpritur që filloi në fakt që në vitin 2017, kasetat. Hollywood Reporter tregon se shitjet në Shtetet e Bashkuara janë rritur me 35% 12 muajt e fundit. Me valën e madhe vinyl në sfond, lançimet kanë luajtur një rol shumë të rëndësishëm në rritjen e numrit të shitjeve siç ka bërë nostalgjia për ndërmjetësit fizikë dhe teknologjitë që paraprinë internetin.

Vija muzikore e Stranger Things nga viti 1980, Original Soundtrack i Guardians Of The Galaxy dhe klasikja e Prince Purple Rain janë disa nga shembujt e muzikës së lançuar me kaseta gjatë vitit të shkuar, të gjitha instrumentale me rritjen e kërkesës për to. Në fakt, disa nga pjesët më të rralla të muzikës elektronike dhe rregjistrimet më të pazakonta mund të gjenden në kaseta. Të interesuar për më shumë detaje? Hidhini një sy arkivës masive të kasetave trance dhe rave të viteve 1990 këtu.