SHKARKONI KËTË SINTETIZUES TË RRALLË POLIFONIK NGA VITI 1978

B-3200 stimulon të famshmin sistem pjesërisht modular Korg PS-3200.

Thuhet se Korg asembloi vetëm 200 sintetizues nga sistemi pjesërisht modular i PS-3200 kur u krijua fillimisht në vitin 1978. Instrumenti prej druri përfshinte 48 zëra, 16 hapësira kujtese dhe dy oshilatorë kontrollues të voltazhit për realizimin e zërave polifonikë. Tonaliteti i pasur dhe rangu i harmonisë janë kthyer në emblema të tingujve analogë të Korg. Edhe sot, sintetizuesit Korg PS janë disa prej modeleve më të plota në nivel polifonik.

Website Full Bucket Music ka ofruar mundësinë e shkarkimit për ata që nuk kanë patur mjaftueshëm fat ta prekin një. Instrumenti software FB-3200 ofron një vështrim nga afër të kontrolleve dhe pjesëve hardware Korg PS-3200, duke përfshirë disa opsione suportuese ekstra për Windows dhe MacOS. E kuptuat që shkarkimi është falas? Shkarkojeni këtu.