SI PO E NDRYSHON TEKNOLOGJIA BLOCKCHAIN MËNYRËN SI BËJMË RAVE
Amnesia Scanner dhe Mat Dryhurst flasin për suksesin e “crypto-raves.”
Një artikull më i fundit në Wired shpjegon si është përhapur fjala për “ringjalljen e rave crypto” në dark net dhe forumet klandestine. Nuk jemi plotësisht të sigurtë çfarë po ringjallet, duke qenë se kultura rave, si ajo diskrete dhe publike kanë qendruar stoike për vite dhe bashkëveprimi me teknologjinë blockchain është i ri. Me ndihmën e teknologjisë crypto, muzika elektronike mund të marrë një drejtim të vërtetë underground të një bote alternative.
Për të familjarizuarit me muzikën eksperimentale elektronike dhe aplikimin e teknologjive më të fundit nuk do t’ju duken të panjohura dy burimet e këtij artikulli, Mat Dryhurst dhe anëtarët e Amnesia Scanner. Siç e përshkruan edhe Dryhurst, proçesi i realizimit të crypt-rave është shumë më i ndryshëm se thjesht të frekuentuarit një klub nate të çfarëdoshëm. Pjesëmarrja realizohet ose me një mesazh ftues nga miqtë dhe të çliruarit të ftesave të tjera duke përdorur teknologjinë blockchain. Një proçedurë e tillë lejon organizuesit dhe qeflinjtë e festave të mbeten anonimë dhe siguron që vetëm të ftuarit të kenë informacion për eventin.
Amnesia Scanner ishte caktuar anonimisht të luante në evente të tilla dhe raporton që situata ishte edhe më e komplikuar. Ka referenca të zërave të ndryshëm që skena autonome e decentralizuar e rave në Gjermani kishte njerëz të cilët merrnin medikamente për nxitjen e gjumit dhe më pas e detyronin veten të qendronin zgjuar. Kjo është diçka për të cilën nuk kemi prova por padyshim që do ta mbajmë një sy hapur.