SI TË “LEXOSH” NJË PISTË VALLËZIMI ASHTU SI DJ YT I PREFERUAR
Zbulohet aftësia kryesore dhe më misterioze e DJ-ve.
Këngë shpërthyese, aftësi miksimi të përpikta, lidhje të duhura, shije të ndryshme. Pa dyshim, janë të gjitha aftësi që duhen për të filluar miksimin në dhomën tuaj ose në një klub.
Por aftësia me e rendesishme ng ate gjitha—por njëkohësisht më pak e prekshmja—është “të lexosh” pistën e vallëzimit, të cilën nuk mund ta praktikosh I vetëm. Pa këtë, mund të luash këngë “të çmendura” njëra pas tjetrës, por të vetmet këmbë që do jenë duke lëvizur, do jenë drejt daljes së klubit.
Përveç të gjithave, kjo është aftësia që i jep DJ forcën e madhe sociale. Është aftësia për t’i dhënë gjallëri njerëzve, aftësia për t’i bërë ata të kërcejnë, aftësia për t’i bërë të kalojnë në një stad tjeter mendor dhe është aftësia për të kuptuar kur është momenti për t’u zbrapsur dhe për t’i ofruar pistës së vallëzimit një këngë të njohur.
Dhe ndërkohë që kjo aftësi është një art misterioz më shumë se një shkencë e vështirë, është gjithmonë mirë të kesh disa drejtime gjatë rrugës. Kjo guidë është mundësuar nga DJ Tech Tools. Duke përfshirë këshilla mbi strukturën e setit, teknikat e observimit dhe kërkime mbi audion dhe atmosferën në klube, është një vend perfekt për të arritur një nivel tjetër të setit tuaj. Lexojeni këtu.