SUNNY HILL FESTIVAL PUBLIKON ÇMIMIN E BILETAVE, POR QYTETARËT NUK JANË ASPAK TË KËNAQUR!

Prej disa vitesh, Dua Lipa ka ngritur Sunny Hill Foundation, fondacionin i cili synon të ndihmojë komunitetin dhe veçanërisht rininë e Kosovës. Kjo organizatë bamirësie vetëm pak muaj më parë njoftoi eventin më të madh të vitit në Prishtinë: Sunny Hill Festival, ku do të performojë sigurisht Dua Lipa, dhe së bashku me të Action Bronson, një tjetër artist me origjinë shqiptare i cili ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në botë.

 

Emra të tjerë si StanajCol3traneGrace CarterSG Lewis dhe Bondax gjithashtu pritet të ngjiten në skenën e festivalit gjatë datave 10, 11 dhe 12 Gusht. Nga ana tjetër, artistë lokalë si Ledri VulaButaShpat Deda apo Mc Kresha dhe Dafina Zeqiri do performojnë gjithashtu në këtë festival që pritet të marrë përmasa ndërkombëtare. Kjo pritshmëri vjen për shkak se shumë nga faqet më të njohura të muzikës si legjendarja NME kanë shfaqur interes ndaj kësaj sipërmarrje të familjes Lipa. Por, kur vjen puna tek vetë publiku vendas, mesa duket reagimet nuk janë aspak të kënaqshme.

Tarifat u publikuan vetëm pak ditë më pare dhe variojnë nga 35€ për biletat e para [Super Early Birds] e deri tek 200€ për zonën VIP sërish në fazën e hershme të shitjes së tyre.

Përveç kureshtjes për të pare live emrave të njohur të muzikës botërore, publiku duket tejet i revoltuar që në këtë festival do u duhet të paguajnë më shumë se sa në koncertet e Snoop Dogg apo 50 Cent të cilët gjithashtu kanë performuar në Kosovë vite më parë.

 

Nga ana tjetër, Sunny Hill Foundation ka deklaruar që një pjesë e mirë e vlerës së biletave do shkojë për bamirësi, në vijim të punë së kësaj organizate për të ndihmuar pabarazinë në fusha të shumta, në krijimin e mundësive dhe përfshirjen e të rinjve, edukimin për të gjithë, drejtësinë gjinore, raciale dhe etnike, si dhe nxitjen e shprehjes së lirë dhe krijimtarisë.