SURPRIZA E COLOUR DAY FESTIVAL ALBANIA 2018: DJ TUJAMO

Matthias Richter ka lindur në 18 Janar të vitit 1988 në Detmold, Gjermani. I njohur me emrin e artit Tujamo, Richter është një producent gjerman i rrymës muzikore electro house, i cili u bë i njohur falë bashkëpunimit me dyshen e famshme Plastik Funk dhe rrepistin Sneakbo nën titullin “Dr. Who!”.

Kënga arriti majat e klasifikimeve europiane dhe u kthye në kolonën zanore të atij viti. Nëse nuk e dinit që është krijuar prej tij, dëgjojeni dhe menjëherë do e kuptoni se për cilën këngë bëhet fjalë!

I destinuar për të qenë DJ!

Tujamo nisi karrierën si DJ kur ishte 17 vjeç, pasi fitoi në një konkurs të organizuar nga Club Index, vend ku më pas u bë DJ rezident. Po atë vit, në 2011, ai nisi të përdorë nofkën “Tujamo” dhe publikoi hitin debutues “Mombsa”.

Who” gjithashtu u publikua në vitin 2011 dhe menjëherë u kthye në një hit mbarë-europian, veçanërisht në Winter Music Conference, një klub i muzikës house në Majemi.

Bota nuk mjafton!

Në vitin 2014, Tujamo publikoi bashkëpunimin me Steve Aoki dhe Chris Lake që mban titullin “Boneless”. Kënga u rendit menjëherë në klasifikimet gjermane dhe hollandeze. Në të njejtin vit, ai ripunoi hitin e mëparshëm “Who”, duke i shtuar vokale nga rrepisti Sneakbo dhe me titullin e ri: “Dr. Who”.

Kënga ishte jo vetëm një sukses i jashtëzakonshëm komercial, por mori dhe mbështetjen e DJ-ve më të njohur të momentit si AviciiTiëstoFedde Le Grand dhe Steve Aoki.

Tujamo gjthashtu ka remiksuar këngë për Bob SinclairPeter Gelderblom dhe Wynter Gordon. Ai ka performuar në të gjithë botën, nga Amerika e Jugut në Turqi, Brazil apo Rusi.

Së shpejti, një vend tjetër ku ai do performojë do jetë pikërisht Shqipëria, gjatë eventit të shumëpritur Colour Day Festival në datën 12 maj!

Ndaj, mos humbisni mundësinë për ta dëgjuar atë LIVE gjatë festës në Sheshin Nënë Tereza!