TCHAKO NË CLUBNIGHTS

Sot vjen një DJ i veçantë te Telekom Lounge në serinë e eventeve ClubNights. Emri i tij i artit është Tchako. Stili i tij muzikor është një përzjerje i muzikës EDM me Chill House dhe muzikë urbane. Nuk do të ndalemi shumë te stili i tij muzikorë, nëse jeni kurioz mund të shkoni ta dëgjoni. Duhet theksuar një gjë shumë interesante, ai është shqiptar. Ka lindur në Paris në fakt. Studimet i ka kryer në Paris dhe në Londër. Një kohë tentojë të studionte për politikë por nuk i vajti shumë mirë dhe ju rikthye muzikës. Faktikisht ai muzikën e ka në gjene pasi të dy prindërit i ka muzikant. I ati është Pirro Çako dhe e ëma është Inva Mula! Po e lexuat shumë mirë! Edhe ne u çuditëm shumë kur e morëm vesh këtë gjë. Mezi po presim ta dëgjojmë dhe të shohim çfarë ka përgatitur për ne sot.